Sot (e mërkure) mbi Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pjesshme, ndërsa vranësira më të theksuara do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Temperaturat minimale do të sillen nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius.
Instituti njofton se gjatë kësaj jave moti do të jetë relativisht stabil, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona të izoluara mund të ketë edhe reshje të dobëta shiu.




