Falet namazi i Kurban Bajramit

featured
Press Online
27 Maj 2026, 07:36

Në atmosferën festive të Kurban Bajramit, në Xhamia e Madhe u mbajt ceremonia e faljes së namazit të Bajramit, ku Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli mesazhe për unitet, solidaritet dhe shmangie të urrejtjes e përçarjes mes njerëzve.

Gjatë Hytbes së Bajramit, ai theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, duke u ndalur po ashtu edhe te zhvillimet politike në vend.

“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe E madheotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, deklaroi Tërnava gjatë ligjërimit të tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter