Sylvinho largohet, FSHF-ja ka gati zëvendësuesin e brazilianit!

featured
Press Online
19 Maj 2026, 09:36

Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

Gjithashtu, në komunikatë bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.

Braziliani Sylvinho iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter