VMRO-DPMNE: Kollareviq dhe Abazi, dorë e zgjatur e koalicionit LSDM–BDI

featured
Press Online
19 Maj 2026, 09:48

VMRO-DPMNE ka akuzuar prokurorët Katerina Kollareviq dhe Abazi se janë “dorë e zgjatur” e koalicionit LSDM–BDI në sistemin e drejtësisë. Në një komunikatë për media, partia pretendon se rasti “Mazut” është dëshmi se, sipas tyre, prokuroria është përdorur për mbrojtjen e interesave partiake dhe të funksionarëve të lidhur me ish-pushtetin. VMRO-DPMNE kërkon hetim të pavarur dhe të plotë për ndërprerjen e procedurës në këtë rast, i cili, sipas tyre, kap vlerën prej 167 milionë eurosh.

Në vazhdim po ua përcjellim të plotë komunikatën e VMRO-DPMNE:

Qytetarëve u është bërë mjaft nga prokuroritë nën komandë politike të partive LSDM dhe BDI. Rasti “Mazut” është dëshmi se LSDM dhe BDI me vite e kanë përdorur sistemin e drejtësisë si mburojë personale dhe për mbrojtjen e krimit dhe interesave personale partiake.

Rasti “Mazut” është dëshmi se tandemi Kollareviq dhe Abazi janë koalicion në prokurori, ashtu siç janë LSDM dhe BDI në politikë.

Katerina Kollareviq, mbiemri i vajzërisë Markova, vajza e Pavle Markov, avokat shtetëror i zgjedhur nga qeveria e LSDM-së në vitin 1998, dhe e Vera Markova, gjykatëse kushtetuese në vitin 2004, e zgjedhur nga koalicioni LSDM dhe BDI. Karriera familjare në prokurori në shërbim të LSDM-së.

Abazi, i cili erdhi në vendin e Ruskoskës në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, fqinj i Ahmetit nga Zajazi, funksionon në mënyrën siç do Ali Ahmeti.

Kollareviq dhe Abazi u vunë fuqishëm në mbrojtje të krimit të funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së, të quajtur “Mazut”, me vlerë prej 167 milionë eurosh, dhe i amnistuan Vasko Kovaçevskin, Asmir Jahoskin, Adrian Muçën, Ratko Kapushevskin dhe Erxhan Sulkovskin, pa i nxjerrë para gjykatës.

Çfarë qëndron pas ndërprerjes së procedurës? A është korrupsion, përkatësisht ryshfet ndaj prokurorëve? Pse Këshilli i Prokurorëve Publikë i Bashkim Besimit hesht dhe nuk kërkon edhe ai përgjigje për ndërprerjen e procedurës?

Është e palejueshme që prokurorët të sillen si dorë e zgjatur e qendrave politike të pushtetit. Është e palejueshme që institucionet t’i shpërfillin dyshimet, raportet dhe informacionet që me muaj e tronditën opinionin. Edhe më e palejueshme është që opinioni të mbetet pa përgjigje se si dhe pse është ndërprerë procedura për një aferë të rëndë 167 milionë euro.

Nevojitet hetim urgjent, i pavarur dhe i plotë për të gjitha aspektet e rastit “Mazut”, si dhe përgjegjësi për secilin që eventualisht e ka keqpërdorur funksionin e tij. Qytetarët meritojnë drejtësi, e jo marrëveshje politike dhe heshtje institucionale.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter