Albert Vataj
Në vitin 1965, Shqipëria po hynte në periudhën e saj më të ftohtë ideologjike. Hafiz Ali Kraja, pas 18 vitesh qëndrese në qelitë e diktaturës, u kthye në shtëpi më 22 tetor 1965. Por liria e tij ishte e rrethuar nga një tjetër mur, ai i frikës, ndalimit dhe ndarjes. Në shtëpinë e tij, vështirë se guxonte të shkelte kush, pasi hija e përndjekjes ndiqte çdo hap të tij.
Që në vitin 1944, ai kishte botuar broshurën “A duhet feja, a pengon ajo bashkimin kombëtar?”, ku argumentonte rëndësinë e besimit.
Hafiz Ali Kraja e ndërmendim gjithashtu nga fjalimi monumental të mbajtur në varrimin e At. Gjergj Fishtës, e mbajti Hafiz Ali Kraja.
“Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande, e me lot ndër faqe, të përcjellë me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme!” tha Kraja mes të tjerash më 31 dhjetor të vitit 1940, në atë ditë të acartë kur Shkodra ndahej me një lamtumirë të trishtë me Homerin shqiptar.
Dy kolosët kalonin orë të gjata duke diskutuar mbi librat, filozofinë dhe autorët e mëdhenj, ndërkohë që rreziku u qëndronte pas porte.
Ata ndanin jo vetëm kafenë dhe dijen, por edhe peshën e rëndë të një kohe që kërkonte t’i tjetërsonte.
Në një botë që shpesh tenton të ndajë njerëzit mbi baza bindjesh, shembulli i Hafizit dhe Atit shërben si një busull morale. Ata treguan se zemra e madhe dhe shpirti i bashkëjetesës shqiptare janë më të fortë se çdo doktrinë shtypëse.
Në fund, ajo që mbetet nuk është thjesht historia e dy klerikëve të përndjekur, por dëshmia e një drite që nuk pranoi të shuhet edhe atëherë kurb zezona e diktaturës kishte nëdrsyer ndaj besimit dhe klerikëve shpurën e djajve që dilnin nga ferri i kuq. Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla nuk ishin vetëm bashkëvuajtës të një epoke të errët; ata ishin bashkëmbajtës të një ideali që nuk pranon të përkulet: dinjiteti i njeriut dhe shenjtëria e besimit, përtej çdo ndarjeje.
Në një kohë kur diktatura kërkonte të shkatërronte jo vetëm trupin, por edhe shpirtin, ata zgjodhën të mbeten të lirë në atë hapësirë të fundit që nuk mund të burgosej, në ndërgjegje. Miqësia e tyre ishte një akt i heshtur heroizmi, një refuzim për t’u bërë pjesë e frikës, një dëshmi se urat mes njerëzve ndërtohen më fort kur rreth tyre ngrihen mure.
Prandaj, kjo histori nuk mbyllet me kujtimin e një kohe të shkuar, por hapet si një thirrje për të sotmen: të mos lejojmë që dallimet të na ndajnë, as frika të na heshtë. Sepse kur besimi, në Zot, në njeriun dhe në të mirën, thyen prangat, lind ajo forcë që asnjë diktaturë nuk mund ta nënshtrojë.



