“Nuk doja ta bëja kurrë…”/ Rrëfehet Miri, ja pengu i tij në “BBV

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka ndarë së fundmi disa nga reflektimet e tij më të thella pas një rrugëtimi të gjatë dhe intensiv.

Gjatë një interviste për “Big Brother Radio”, përballë moderatores Jonida Aliçkolli, ai ka folur hapur për dinamikat e lojës së tij, emocionet dhe ato gjëra që do të donte t’i kishte bërë ndryshe.

​I pyetur se cili ishte momenti kulminant për të në këtë eksperiencë, Miri veçoi pikërisht fillimin e saj:

​“Moment kulminant ishte nata e parë, diçka që erdhi dhe zgjoi pjesën e kalimit të sfidës, të ecësh përpara dhe të mbash qëndrimin pa u kthyer.

Nata e parë është shumë e fortë.”

​Megjithatë, si çdo banor që përballet me presionin e bashkëjetesës dhe izolimit, edhe ai ka pendesat e tij.

Miri pranoi se dalja nga vetja në situata të caktuara është pengu i tij më i madh:

​“Nuk duhet të dilja nga vetja, debate të acaruara, tone të larta, këtë nuk doja ta bëja kurrë.”

​Finalisti theksoi në fund se e vetmja gjë që do të ndryshonte nga sjellja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do të ishte vetëpërmbajtja, duke shtuar shkurtimisht se: “Duhet të kisha qenë më i kontrolluar.”

“Nuk doja ta bëja kurrë…”/ Rrëfehet Miri, ja pengu i tij në “BBV
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter