Mjerë ai komb që i ka urtakët memecë në pleqëri dhe burrat e fortë ende në djep

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Nga: Kahlil Gibran (pjesë nga “Kopshti i Profetit”)

Mjerë ai komb që është plot me besime dhe bosh nga feja. Mjerë ai komb që vesh rrobën që s’e ka endur vetë, që ha bukën që nuk e korr vetë dhe që pi verën që s’ka rrjedhur nga shtrydhësja e vet.

Mjerë ai komb që shpall mujsharin hero dhe që pushtuesin me parzmore e cilëson bujar.

Mjerë ai komb që përbuz pasionin në ëndrrën e vet, por i nënshtrohet kur zgjohet.

Mjerë ai komb që nuk e ngre zërin përveçse kur ecën në një varrim, që nuk mburret përveçse mes rrënojave të veta dhe që nuk rebelohet përveçse kur qafa e tij gjendet mes shpatës dhe cungut.

Mjerë ai komb, burrështetasi i të cilit është dhelpra, filozofi i të cilit është mashtruesi dhe arti i të cilit është arti i arnimit dhe imitimit.

Mjerë ai komb që e mirëpret sundimtarin e ri me trumbetime dhe e përcjell me fërshëllima, vetëm për të mirëpritur një tjetër sërish me trumbetime.

Mjerë ai komb, urtakët e të cilit janë memecë nga pleqëria dhe burrat e fortë të të cilit janë ende në djep.

Mjerë ai komb që i ka urtakët memecë në pleqëri dhe burrat e fortë ende në djep
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter