Vetëm ditën e sotme, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotografitë e ish-bashkëshortes italiane të aktorit, duke rikthyer në vëmendje historinë që ai vetë e rrëfeu hapur në “Ferma VIP 3”. Për ata që e kanë ndjekur, Indri e përshkroi divorcin si një “traumë të madhe”, duke theksuar fjalë për fjalë se prej asaj kohe nuk ia kishte lejuar më vetes të gjente dikë tjetër. Kjo dëshmoi qartë peshën emocionale që i kishte lënë ajo marrëdhënie dhe përfundimi i saj.
Por, ndërkohë që e kaluara e Indrit po zbardhet, vëmendja e publikut ka kaluar me shpejtësi te Vanesa dhe lidhja që ajo thotë se ka lënë pezull jashtë. Në media u shpërndanë pamje të saj me atë që u aludua si i dashuri i saj. Megjithatë, faktet tregojnë diçka krejt tjetër. Djali në video nuk figuron askund si partneri i saj; pamjet e shkëputura janë thjesht momente të Vanesës me vëllain e saj. Fakti që nuk ekziston absolutisht asnjë gjurmë digjitale e këtij personi, ka ngritur dyshime të forta nëse ai vërtet ekziston. Këto pikëpyetje bëhen edhe më të mëdha kur shohim lehtësinë dhe shpejtësinë me të cilën Vanesa iu dorëzua afrimitetit dhe puthjeve me Indrin.
E megjithatë, sapo kaluan momentet intime, dinamika ndryshoi sërish. Indri bëri menjëherë një hap pas mbrëmë dhe u distancua, duke rikonfirmuar se ai vërtet nuk ndihet ende gati për një raport të ri.
Tani çështja mbetet e hapur për diskutim: a duhet gjykuar kjo sjellje? Kemi të bëjmë me tradhti ndaj një lidhjeje ekzistuese, apo thjesht habitje e hutim momental i shkaktuar nga izolimi i gjatë? /Prive By Liberta Spahiu



