Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

featured
Press Online
11 Prill 2026, 06:07

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Gjendemi sot në aksin Tiranë-Durrës, aksi më i rënuar sa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrjen në Tiranë nga veriu, hyrjen nga aeroporti i Rinasit, por edhe lidhjen me qytetin e Durrësit”, tha ministri gjatë nisjes së fjalës së tij, duke thënë se ky aks është një segment i rëndësishëm për vendin.

Karakaçi tha se u kërkon ndjesë qytetarëve për trafikun e rënduar e krijuar nga punimet, ndërsa i falenderoi gjithashtu edhe për mirëkuptimin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter