Studim/”Detoksi” digjital mund të zhbëjë 10 vite dëmtime nga rrjetet sociale!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në vitin 2025, ndikimi i rrjeteve sociale ka kaluar nga zakon i përditshëm në sjellje të varur. Sipas studimeve globale të sjelljes digjitale, 75% e përdoruesve e kontrollojnë telefonin brenda 5 minutave pasi zgjohen, përpara se të flasin, të hanë apo të mendojnë për ditën që i pret. Statistikat tregojnë se preth 68% e njerëzve ndihen të shqetësuar ose nervozë kur nuk kanë akses në rrjete sociale për më shumë se disa orë. Ky fenomen, i njohur si ankthi digjital, po ndikon drejtpërdrejt në përqendrim, humor dhe cilësinë e gjumit. Mbi 60% e përdoruesve raportojnë se zgjohen gjatë natës për të kontrolluar telefonin, edhe pa marrë njoftime.

Studime të reja sugjerojnë se edhe pushimet e shkurtra nga rrjetet sociale mund të përmbysin efektet negative që ato kanë në tru, duke përmirësuar vëmendjen, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme. Një rast i përshkruar në një gjyq të rëndësishëm në SHBA nxori në pah ndikimin e thellë që mund të kenë rrjetet sociale. Një e re 20-vjeçare tregoi se si përdorimi i tyre kishte marrë kontrollin e jetës së saj që nga fëmijëria, duke e çuar drejt ankthit, depresionit dhe një obsesioni me pamjen e jashtme. Juria i dha të drejtë padisë së saj ndaj kompanive teknologjike, duke i shpallur ato neglizhente dhe duke urdhëruar dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh.

Ndërkohë, shkenca po konfirmon gjithnjë e më shumë se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale nuk ndikon vetëm në shëndetin mendor, por edhe në funksionet njohëse si përqendrimi, kujtesa dhe vëmendja, efekte që në disa raste krahasohen me plakjen e përshpejtuar, shkruan Washington Post. Megjithatë, studiuesit thonë se ekziston një zgjidhje e thjeshtë: një “detoks” digjital.

Në një nga studimet më të mëdha deri më sot, me mbi 467 pjesëmarrës, u vërejt se kufizimi i përdorimit të internetit në telefon për vetëm 14 ditë solli rezultate të habitshme. Pjesëmarrësit përdorën një aplikacion që bllokonte internetin në telefon, duke i lejuar vetëm thirrjet dhe mesazhet. Koha e tyre online ra ndjeshëm, nga rreth 314 minuta në ditë në 161 minuta.

Studim/”Detoksi” digjital mund të zhbëjë 10 vite dëmtime nga rrjetet sociale!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter