Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kërkesa e opozitës për interpelancë me Ramën, Balla: Nuk e miratojmë me dhunë, as me gërdufje

Press Online11 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Maxhoranca nuk pranoi të ketë një interpelancë të kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama dhe për futjen me procedurë të përshpejtuar të një projektligji që synonte zbutjen e efekteve nga rritja e çmimit të karburanteve. Ata iu përgjigjën opozitës me kartona të kuq.

“Jemi të gatshëm t’ju miratojmë edhe ju propozime. Po jo, jo me dhunë, as me forcë, as me gërdufje, nëse doni që të vini t’ua miratojmë ne, e para është që duhet të vini të na i prezantoni, t’i negociojmë, t’i diskutojmë së bashku, dhe hajde t’i miratojmë”, u shpreh Balla.

Ky ishte qëndrimi maxhorancës për kërkesat e opozitës e cila ngriti shqetësimin për mos pasje transparencë për procesin e integrimit.

“Po sot ju “dashnorët” më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, do t’ju jap një fakt që është fakti më domethënës, jo për ju, as për ne këtu, se ne këtu e dimë, për ata që na ndjekin. E kemi filluar këtë sesion, këtë legjislaturë, në fund të shtatorit, me vonesat që patëm deri në konstituimin. Edhe prej asaj dite ja ku e kemi listën e plotë të ligjeve të përafrimit të legjislacionit të përmbushjes së kritereve parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ligj për… po i marr me radhë, po 23, 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. 23 ligje që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e Partisë Demokratike“, shtoi Balla.

Klevis Balliu ngulmoi për zhvillimin e interpelancës me Kryeminsitrin Edi Rama.

“Dua të theksoj se nuk mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur përmbajtjes së artikujve dhe për këtë arsye nuk pranohet”, u përgjigj Peleshi.

Previous ArticleMinistri Misajllovski pas takimeve në Pentagon: Konfirmim i angazhimit dhe mbështetje së ndërsjellë RMV-SHBA
Next Article Dështimi i Italisë/ Nga Kupa e Botës, rrënimi në renditjen e UEFA-s dhe katastrofa që sjellin humbjet e Bolonjës dhe Fiorentinës

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.