Një takim me Papa Leonin XIV zhvilluan Emmanuel dhe Brigitte Macron të Premten e Madhe në Vatikan, gjatë të cilit i dorëzuan një sërë dhuratash simbolike të lidhura me historinë, kulturën dhe vlerat e Francës.
Sipas burimeve nga Pallati Élysée, çifti presidencial i dhuroi fillimisht Papës një fanellë të kombëtares franceze të basketbollit, të firmosur nga lojtarë ndërkombëtarë.
Papa, i lindur në Çikago, është i njohur për interesin e tij për sportin, veçanërisht për ekipin e basketbollit të qytetit të tij të lindjes.
Ndër dhuratat përfshihej gjithashtu një kopje besnike e kornizuar e një harte të misionarit francez Jacques Marquette, i cili në vitin 1673 mori pjesë së bashku me Louis Jolliet në eksplorimin e lumit Misisipi.
Harta, e ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Francës, pasqyron fazat e para të eksplorimit francez në Amerikën e Veriut dhe përfshin vëzhgime gjeografike si dhe referenca për popullsitë autoktone që eksploruesit hasën.
Ky dokument kontribuoi në përhapjen e njohurive shkencore dhe misionare në Evropë dhe lidhet simbolikisht me veprimtarinë e Papa Leonit XIV në Peru gjatë periudhës 1985–1998.
Emmanuel Macron i dhuroi gjithashtu përmbledhjen e shkrimeve “Combat pour la liberté” të Georges Bernanos, të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në to ai mbron me vendosmëri lirinë kundër çdo forme shtypjeje, veçanërisht totalitarizmin.
Në fund, Papës iu dorëzua libri “Rebâtir Notre-Dame de Paris” i Mathieu Lours, i cili dokumenton procesin e restaurimit të Katedrales Notre-Dame në Paris pas zjarrit të vitit 2019.
Vepra përmban materiale të pasura fotografike, skica dhe dëshmi nga artizanë, arkitektë dhe inxhini



