Flamurtari dhe Tirana kanë ndarë pikët në javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Një takim i cili pati emocione që nga fillimi dhe deri në fund, për shkak dhe të golave të shënuar.
Fillimisht ishte Tirana, që gjeti golin me Tabekun. Ky i fundit shënoi që në minutën e tretë. Bardheblutë nuk u tërhoqën, por patën mundësitë e tyre dhe për golin e dytë.
Tensioni ndërkohë nuk mungoi mes lojtarëve. Flamurtari pati disa pretendime për penallti, ndërsa një të tillë e fitoi me Maksutin në minutën e 91-të. Meta gaboi në ndërhyrjen e tij brenda zonës, teksa Maksuti e mori përsipër 11-metërshin dhe e shënoi.
FLAMURTARI 1-1 TIRANA
90+3′(p) Maksuti – 3′ Tabeku
Ky rezultat e ka bërë edhe më të ethshme garën për sa i përket mbijetesës, me vlonjatët që mbyllin tabelën me 25 pikë, 2 më pak se Vora e vendit të 9-të, ndërkohë që në vend të tetë ndodhet Tirana me 28 pikë. Në ujëra të turbullta qëndron edhe Bylisi me 30 pikë.

Për sa i përket dueleve të tjera, kjo javë kulmon me 3 duelet e ditës së nesërme, teksa mbyllet të dielën me sfidën Vora-Teuta.
LEXO EDHE: Komisioni i Disiplinës zbut vendimet për Egnatian, pezullon dënimet për dy anëtarë të stafit teknik!

LEXO EDHE: Incidentet e dhunshme në Kategorinë Superiore, FSHF përjashton 16 tifozë nga stadiumet!





