Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

24 Nëntor 2026

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

24 Nëntor 2026

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Google ngre ALARMIN: Miliona iPhone mund të hakohen!

Press Online3 Prill 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një alarm i ri për sigurinë kibernetike është ngritur nga Google, pasi miliona përdorues të iPhone dhe iPad mund të jenë të ekspozuar ndaj një sulmi të avancuar hakerash që mund të marrë kontroll të plotë mbi pajisjet e tyre. Grupi për Analizën e Kërcënimeve në Google ka zbuluar një metodë të sofistikuar sulmi të quajtur “Dark Sword”, i cili përbëhet nga një zinxhir i ndërlikuar dobësish në sistemin operativ iOS. Sipas ekspertëve, ky mekanizëm shfrytëzon gjashtë dobësi të ndryshme, përfshirë edhe të ashtuquajturat “zero-day”, të panjohura më parë nga vetë kompania Apple.

Sulmi prek versionet iOS 18.4 deri në 18.7 dhe funksionon duke anashkaluar të gjitha shtresat mbrojtëse të sistemit, përfshirë edhe “sandbox”-in e iOS. Në këtë mënyrë, hakerët arrijnë të fitojnë akses në nivelin bazë të sistemit, çka u jep kontroll të plotë mbi pajisjen. Veçanërisht shqetësuese është mënyra e përhapjes së sulmit. Ai mbështetet në kod JavaScript që ekzekutohet përmes faqeve të internetit, duke bërë të mundur infektimin e pajisjes vetëm nga hapja e një faqeje të dëmshme, pa pasur nevojë për shkarkim të skedarëve.

Pas depërtimit, në pajisje instalohen programe si “Ghostblade”, “Ghostknife” dhe “Ghostsaber”, të cilat përdoren për vjedhjen e të dhënave dhe kontroll të mëtejshëm të sistemit. Google paralajmëron se ky sulm është përdorur tashmë në disa vende, përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite, Malajzinë dhe Ukrainën, dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet e errëta, duke rritur rrezikun për përdoruesit.Ekspertët këshillojnë përditësimin e menjëhershëm të sistemit iOS dhe shmangien e linkeve të dyshimta, pasi shfletuesi i internetit mbetet pika më e dobët për këtë lloj sulmi.

Previous ArticleTurqia mbështetë Kosovën me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
Next Article Në shtëpin e “Ferma Vip” dëgjohet kënga e Sonit, Jonida befason të gjith me reagimin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Click Plus ka folur…

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Arben Taravari në Click Plus ka dërguar kritika deri te VLEN-i, pasi…

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.