Rritje e çmimeve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

featured
Press Online
30 Mars 2026, 22:28

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te produktet industriale për 4.2 përqind, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin shkurt të vitit 2026 janë zmadhuar për 1.0% krahasuar me muajin paraprak dhe 4.2% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Te sektori minierave dhe gurorë kemi rritje për 17.4 përqind, ndërsa të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar kemi rritje për 11 përqind.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter