Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të balancuar 3-5-2, që në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke synuar siguri prapa dhe rrezik konstant përpara.
Trajneri gjerman nuk do të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e sotme (e enjte) që Kosova do ta luajë në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 21:00.
Foda do të vazhdojë edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në play-off, po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric,
Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda,
Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni;
Asllani, Muriqi;


