Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

24 Nëntor 2026

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

24 Nëntor 2026

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kujdes! Dhimbja e kokës, marramendja dhe harresa mund të jenë sinjale serioze që shëndeti po ju dërgon!

Press Online24 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ekspertët paralajmërojnë për shenjat e hershme të sëmundjeve neurologjike që mund të shpëtojnë jetën nëse njihen me kohë. Në botë çdo vit shënohet Java e Trurit, një nismë globale që kujton rëndësinë e kujdesit për këtë organ jetik. Ekspertët theksojnë se njohja e hershme e simptomave neurologjike është vendimtare për trajtimin dhe ruajtjen e cilësisë së jetës. Sëmundjet neurologjike prekin trurin, palcën kurrizore dhe nervat që kontrollojnë pothuajse të gjitha funksionet e trupit, nga frymëmarrja dhe puna e zemrës, deri te kujtesa, të folurit dhe lëvizja.

Kur ky sistem çrregullohet, simptomat mund të jenë fizike, mendore ose emocionale. Dhimbja e papritur e fortë e kokës si sinjal alarmi. Një nga simptomat më të rrezikshme është dhimbja e papritur dhe shumë e fortë e kokës, e përshkruar shpesh si “dhimbja më e keqe në jetë”. Ky lloj dhimbjeje mund të tregojë gjakderdhje në tru ose aneurizëm dhe kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore. Dhimbja e kokës e shoqëruar me temperaturë, ngurtësi të qafës, probleme me shikimin, dobësi apo vështirësi në të folur konsiderohet gjithashtu shenjë serioze.

Shenjat e mundshme të goditjes në tru

Dobësia e papritur, mpirja ose therjet në fytyrë, krah apo këmbë, sidomos në një anë të trupit, mund të jenë shenja të goditjes në tru. Këto shpesh shoqërohen me çrregullime në të folur, humbje të shikimit, marramendje dhe humbje të ekuilibrit. Në këto raste, duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente, pasi reagimi i shpejtë mund të parandalojë dëmtime të përhershme.

Problemet me lëvizjen dhe kujtesën

Dobësia e pashpjegueshme e muskujve, dridhjet e duarve ose trupit dhe problemet me ekuilibrin mund të tregojnë çrregullime të sistemit nervor. Dridhja që shfaqet në pushim mund të jetë shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit. Humbja e shpeshtë e kujtesës për ngjarje të fundit, humbja në vende të njohura apo vështirësia në gjetjen e fjalëve mund të jenë simptoma të hershme të demencës ose sëmundjes së Alzheimerit.

 Rëndësia e parandalimit

Ekspertët theksojnë se rreziku për shumë sëmundje neurologjike mund të ulet me zakone të shëndetshme jetese. Aktiviteti fizik i rregullt, ushqimi i balancuar, aktivitetet mendore si leximi, gjumi cilësor dhe kontrolli i tensionit të gjakut dhe sheqerit janë thelbësorë për shëndetin e trurit. Njohja e hershme e simptomave dhe reagimi në kohë mund të ngadalësojnë ndjeshëm përparimin e sëmundjeve dhe të ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.

Previous ArticleNë dhjetor do të prodhohen municionet e para në Kosovë me standarde të NATO-s
Next Article Playoff-i i Botërorit/Poloni-Shqipëri, anglezi Taylor do të vendosë drejtësi, gjykoi kuqezinjtë dhe në ndeshjen me Çekinë

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Click Plus ka folur…

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Arben Taravari në Click Plus ka dërguar kritika deri te VLEN-i, pasi…

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.