Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve

Press Online18 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Industria amerikane e mbrojtjes po përballet me presion për të rritur prodhimin për të përmbushur nevojat që po krijon konflikti me Iranin, duke nxjerrë në pah tensionet midis kompanive dhe administratës Trump.

Të premten e kaluar Presidenti Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e shtatë kompanive kryesore të mbrojtjes, Lockheed Martin, Raytheon (RTX), BAE Systems, Boeing, Honeywell Aerospace dhe Northrop Grumman- për të diskutuar prodhimin dhe afatet e tij, ndërsa shqetësimet mbi rezervat e raketave me rreze të gjatë dhe interceptorëve ajrorë po rriten, së bashku me paqartësinë që rrethon aftësinë e industrisë për të rritur prodhimin në rast të një konflikti të zgjatur.

Ka pasur raportime se negociatat midis Pentagonit dhe kontraktorëve më të mëdhenj amerikanë të mbrojtjes për kapacitete të reja prodhimi nuk po përparojnë aq shpejt sa do të dëshironte Shtëpia e Bardhë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme. Trump i ka kritikuar vazhdimisht kontraktorët, duke i akuzuar se kanë pasur prioritet e shpërndarjes së dividentëve për aksionerët dhe pagat e drejtuesve në vend që të investojnë në kapacitetet prodhuese. Ai madje ka kërcënuar të përjashtojë disa kompani nga kontratat qeveritare nëse nuk rrisin prodhimin dhe investimet në fabrika.

Sektori po përballet gjithashtu me sfida strukturore: hapja e objekteve të reja prodhuese ose sigurimi i lëndëve të para mund të zgjasë vite, ndërsa vonesat në miratimin e buxheteve nga qeveria amerikanë po frenojnë rritjen e kapaciteteve. Analistët paralajmërojnë se kjo vonesë mund të ketë pasoja gjeopolitike serioze.

Sondazhet aktualisht sugjerojnë se Demokratët kanë një shans të mirë për të rimarrë kontrollin e Kongresit të SHBA‑së në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, e kjo, sipas ekspertëve, mund të vendosë një kufi të qartë për shpenzimet e mbrojtjes”.

Previous ArticleLautaro zbulon dëshirën e tij për t’u kthyer në Argjentinë
Next Article Rreth 90 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që kur ka filluar lufta në Iran

Lajme të ngjashme

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.