Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump lë të hapur daljen nga NATO: Nëse nuk na ndihmojnë, do të shqyrtojmë largimin

Press Online17 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh me tone të larta lidhur me luftën me Iran, gjatë deklaratave të tij në Zyrën Ovale, ku hapi sesionin e pyetjeve për gazetarët.

Presidenti amerikan përsëriti vijën e ashpër që kishte mbajtur më herët përmes platformës Truth Social, duke theksuar se SHBA nuk ka nevojë për mbështetjen e aleatëve të saj, ndërsa la sërish të hapur mundësinë e tërheqjes nga NATO.

“Ne nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë”, deklaroi ai, duke kritikuar njëkohësisht ashpër NATO-n, të cilën e akuzoi për zgjedhje të gabuara. “Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të marrë”, tha ai, duke shtuar se prej kohësh ka pasur dyshime nëse Aleanca do të qëndronte në krah të SHBA-së në një moment kritik. “Gjithmonë kam pyetur veten nëse NATO do të ishte aty për ne. Ky është një test i madh, sepse ne nuk kemi nevojë për ta. Ata duhej të ishin aty”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të rishqyrtonte pjesëmarrjen e vendit të tij në Aleancë, ai la gjithçka të hapur: “Jam i zhgënjyer. Kemi shpenzuar triliona dollarë ndër vite dhe kemi marrë… deficite në ekonominë tonë. Nëse nuk na ndihmojnë, do ta mendojmë (tërheqjen). Është diçka që do ta vendos vetë, punoj me njerëz të zgjuar dhe nuk kam nevojë për miratimin e Kongresit. Kur thua ta rishqyrtojmë… nuk kam diçka konkrete tani, por nuk jam i entuziazmuar. Kur mendoj për Ukrainën, pa ne ajo do të kishte rënë brenda një dite. Ne kemi ofruar pajisjet më të mira në botë, qindra miliarda dollarë”.

Trump hodhi poshtë edhe paralajmërimet nga pala iraniane, sipas të cilave prania e trupave amerikane në terren mund të çonte në një “Vietnam” të ri. I pyetur nëse shqetësohej për një skenar të tillë, ai ishte kategorik: “Jo, nuk kam frikë – në fakt nuk kam frikë nga asgjë”.

Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti amerikan u ndal edhe te marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe kryeministrin Keir Starmer, duke përsëritur kritikat e tij. Sipas tij, Uashingtoni ka “një marrëdhënie të shkëlqyer dhe afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar”, e cila “duhej të ishte më e mira”. Megjithatë, shtoi se “ka qenë gjithmonë më e mira derisa u shfaq Keir”.

Pavarësisht kritikave, Trump u përpoq të mbante një ton më të butë në nivel personal, duke thënë se “e pëlqen” dhe se “është një njeri i mirë, me një familje të bukur, gjithçka perfekte”. Megjithatë, më pas u rikthye me akuza konkrete, duke zbuluar se kishte kërkuar ndihmë të kufizuar ushtarake nga kryeministri britanik.

“I thashë: ‘Nuk ke nevojë të më dërgosh aeroplanmbajtëse, më dërgo disa anije çminuese, nuk kemi nevojë për aeroplanmbajtëset tuaja’”, tha ai, duke pretenduar se përgjigjja britanike erdhi me vonesë. Edhe aeroplanmbajtëset do t’i dërgonte vetëm pasi në thelb kishim fituar. I dërgon kur nuk kanë mbetur avionë, kur raketat kanë rënë në 8%”, theksoi ai.

Në përfundim, Trump bëri një referencë simbolike ndaj liderit historik britanik Winston Churchill, duke kthyer vështrimin nga busti i tij në sallë: “Fatkeqësisht, Keir nuk është Winston Churchill”, përfundoi ai.

Previous Article“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve
Next Article Protokolli me Bullgarinë kusht për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në

Lajme të ngjashme

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.