Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Inteligjenca artificiale zgjidh në sekonda një mister të fizikës që sfidoi shkencëtarët për një shekull!

Press Online17 Mars 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një sistem i ri i inteligjencës artificiale ka arritur të zgjidhë në vetëm disa sekonda një problem të fizikës që për më shumë se një shekull është konsideruar jashtëzakonisht i vështirë për t’u llogaritur nga shkencëtarët. Studiues nga University of New Mexico dhe nga Los Alamos National Laboratory kanë zhvilluar një platformë të re të quajtur THOR AI, shkurt për Tensors for High-dimensional Object Representation, e cila mund të kryejë llogaritje shumë komplekse që lidhen me integralet konfigurative në fizikën statistikore.

Integralët konfigurativë përdoren për të parashikuar se si materialet ndryshojnë dhe sillen nën presione dhe temperatura të ndryshme. Sipas profesor Dimiter Petsev nga Departamenti i Inxhinierisë Kimike dhe Biologjike në University of New Mexico, llogaritja direkte e këtyre integraleve është konsideruar tradicionalisht pothuajse e pamundur.

Ai shpjegoi se këto integrale përfshijnë dimensione që shpesh arrijnë në mijëra, ndërsa metodat klasike të llogaritjes do të kërkonin një kohë përpunimi më të gjatë se vetë mosha e universit edhe nëse përdoren kompjuterët modernë. Në zbulimin e fundit, sistemi THOR AI përdori një metodë të quajtur tensor train cross interpolation për të ndarë të dhënat shumëdimensionale dhe shumë të mëdha në pjesë më të vogla dhe më të menaxhueshme.

Kjo metodë përdor rrjete tensori që sipas studiuesve ofrojnë një nivel të ri saktësie dhe efikasiteti krahasuar me qasjet tradicionale të simulimit. Ekipi i kërkuesve zhvilloi gjithashtu një version të specializuar të këtij sistemi, i cili mund të identifikojë simetritë kryesore kristalore brenda materialeve në vetëm disa sekonda.

THOR AI u testua në disa sisteme materiale, përfshirë metale si bakri dhe gazra fisnikë nën presion ekstrem. Rezultatet e publikuara në revistën shkencore Physical Review Materials tregojnë se sistemi i inteligjencës artificiale performoi rreth 400 herë më shpejt se simulimet tradicionale pa humbur saktësinë e rezultateve. Platforma THOR AI kombinon rrjetet tensori me modele moderne të të mësuarit të makinerive, duke i mundësuar të analizojë materialet në një gamë shumë të gjerë kushtesh fizike.

Sipas studiuesve, për shkak të efikasitetit të lartë kjo teknologji mund të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm për zgjidhjen e mistereve të reja në fizikë dhe kimi. Duc Truong, shkencëtar në Los Alamos dhe autor kryesor i studimit, deklaroi se THOR AI hap derën për zbulime më të shpejta dhe për një kuptim më të thellë të materialeve.

Previous ArticleNga 1 maji do të aplikohen çmime më të ulëta për mbi 300 ilaçe
Next Article “Më lini të marr frymë…”/ Alaudini përgjigjet për ‘BBVK5’

Lajme të ngjashme

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.