Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kasami flet për takimin me Kurtin: Jemi marrë vesh që VLEN-i të ketë dy bashkëkryetarë

Press Online11 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur në lidhje me çështjen e shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tha se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është arritur dakordësi që VLEN-i të ketë dy kryetarë, dy nënkryetarë dhe sekretar të përgjithshëm.

“Edhe para kryeministrit të Kosovës, kishim dakordësi që VLEN-i duhet të bëhet një parti. Kishim dakordësi paraprak edhe për strukturën e VLEN-it, formën e vendimmarrjes, përcaktimet programore dhe çështje të cilat kanë të bëjnë me konceptin dhe orientimin e subjektit të ri. Ka mbetur që Alternativa këto vendime t’i kalojë në organet e partisë dhe të vazhdojë procesi formal i ngritjes së strukturave të përbashkëta të VLEN-it”.

“Kemi dakordësi paraprake që lidershipi të jetë me dy bashkëkryetar, dy nënkryetar, sekretar të përgjithshëm dhe pjesa tjetër organizative. Po ashtu kemi dakordësi që ndarja e strukturës së organeve të partisë të jetë 5 nga 20 përqind. Pasi të marrim vendim do të ngrihen organet që do të detajojnë këtë për të cilën jemi marrë vesh”, tha Kasami.

Në lidhje me qëndrimin e Arben Fetait, i cili sot reagoi publikisht pasi u la jashtë VLEN-it, Kasami tha se partia e re do të jetë gjithëpërfshirëse dhe i bëri thirrje Fetait që të qëndrojë në VLEN.

“VLEN-i është organizatë gjithëpërfshirëse. Ideja e themelimit të VLEN-it ka qenë përfshirja e sa më shumë subjekteve politike, por nuk mund të mbajmë me forcë. Ne kërkojmë edhe nga Arben Fetai edhe nga të tjerët që të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it”, tha Kasami.
Previous ArticleErdogan: Lufta në Lindjen e Mesme duhet të ndalet para se të përfshijë gjithë rajonin
Next Article Takim pune mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Politika Evropiane – Shkup

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.