Takim pune mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Politika Evropiane – Shkup

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në Ministrinë për Çështje Evropiane u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Institutit për Politika Evropiane – Shkup (EPI), të udhëhequr nga drejtoresha Dr. Simonida Kaçarska.

Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i vazhdueshëm mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe EPI në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet në kuadër të projektit “WB Reform and Growth Monitor”, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

U theksua se partneriteti mes Ministrisë dhe EPI kontribuon në monitorim, analizë dhe transparencë më të madhe në zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027, si dhe në forcimin e rolit të shoqërisë civile në proceset reformuese.

Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të hapur me shoqërinë civile, si partner i rëndësishëm në avancimin e reformave dhe integrimin evropian të vendit.

Takim pune mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Politika Evropiane – Shkup
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter