Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Erdogan: Lufta në Lindjen e Mesme duhet të ndalet para se të përfshijë gjithë rajonin

Press Online11 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri thirrje për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se konflikti mund të përshkallëzohet dhe të përfshijë të gjithë rajonin.

Gjatë një fjalimi para grupit parlamentar të partisë së tij, ai theksoi se diplomacisë duhet t’i jepet një mundësi për të ndalur konfliktin.

“Duhet të ndalet ky luftë para se të përkeqësohet dhe të përfshijë të gjithë rajonin. Nëse diplomacisë i jepet një mundësi, kjo është plotësisht e mundur”, deklaroi Erdoğan.

Ai shtoi se Ankaraja ka qenë në kontakt me disa vende për të ulur tensionet, përfshirë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi qenë në kontakt si me Iranin ashtu edhe me SHBA-në dhe me vendet e tjera të rajonit. Kam zhvilluar më shumë se 20 telefonata. Ky luftë duhet të ndalet”, tha presidenti turk.

Sipas tij, Turqia do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të rikthyer dialogun mes palëve.

“Po vazhdojmë përpjekjet për të riaktivizuar diplomacinë. Flasim me shumë kujdes, duke zgjedhur fjalët tona dhe duke vepruar me maturi. Po marrim masat e nevojshme parandaluese kundër skenarëve të përgjakshëm”, u shpreh ai.

Erdoğan theksoi gjithashtu se vendi i tij mbështet paqen dhe integritetin territorial të vendeve të rajonit.

“Ne jemi për arritjen e një paqeje të qëndrueshme që e dëshiron aq shumë Lindja e Mesme. Nuk kemi asnjë qëllim tjetër përveç paqes”, tha ai, duke shtuar se Turqia nuk synon dominimin e asnjë vendi.

Megjithatë, presidenti turk paralajmëroi se Ankaraja do të reagojë nëse kërcënohet.

“Nuk kemi plane për sovranitet mbi asnjë vend, por nëse dikush synon territorin tonë dhe kërkon aventura, nuk do të hezitojmë ta përballemi”, deklaroi Erdoğan.

Ai shtoi se vazhdimi i konfliktit do të rrisë humbjet njerëzore dhe materiale dhe do të ketë pasoja edhe për ekonominë globale.

“Nëse ky luftë i paarsyeshëm dhe i paligjshëm vazhdon, humbjet njerëzore dhe materiale do të rriten dhe kostoja për ekonominë botërore do të bëhet edhe më e madhe”, theksoi ai.

Një ditë më parë, Erdoğan paralajmëroi gjithashtu Iranin për çdo “veprim provokues”, pasi autoritetet turke njoftuan se kishin interceptuar një tjetër raketë balistike të lëshuar nga Irani që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

“Pavarësisht paralajmërimeve të qarta, veprime krejtësisht të papërshtatshme dhe provokuese vazhdojnë, duke rrezikuar miqësinë e Turqisë”, deklaroi presidenti turk.

/vizionplus.tv

Previous ArticleTemperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi
Next Article Kasami flet për takimin me Kurtin: Jemi marrë vesh që VLEN-i të ketë dy bashkëkryetarë

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.