Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Daut Haradinaj: Kurti i bëri “tradhti pas shpine” Osmanit, imazhi i saj e ka ndihmuar Vetëvendosjen

Press Online6 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se përjashtimi i Vjosa Osmanit nga gara për presidente ishte një befasi dhe një “tradhti pas shpine” nga kryeministri Albin Kurti.

Në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Haradinaj tha se fillimisht kishte bindjen se Osmani do të ishte kandidatja e Lëvizja Vetëvendosje për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Sipas tij, jo vetëm Vjosa Osmani, por edhe partitë opozitare parlamentare kishin krijuar përshtypjen se ajo ishte në garë për këtë pozitë, duke parë angazhimin e saj në mbështetje të Vetëvendosjes.

Ai përmendi edhe angazhimin e Osmanit në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor si dhe mandatimin e Glauk Konjufca për kryeministër si veprime që, sipas tij, krijuan bindjen se ajo ishte pjesë e planeve të Vetëvendosjes për presidencën.

Haradinaj shtoi se pas refuzimit nga familja Jashari për të pasur një kandidat për president, ai kishte pritur që Vetëvendosje të kthehej në “pikën zero” dhe të propozonte Osmanin për këtë post.

“Unë mendoj që Vjosa Osmani ka qenë e bindur se do të jetë kandidate nga LVV-ja për presidente të vendit. Po ashtu edhe ne, partitë opozitare parlamentare, kemi besuar se ajo është në garë për këtë pozitë dhe për mandatin e dytë, sepse ishte plotësisht në shërbim të kësaj partie – si në fushatën elektorale të vitit të kaluar, pastaj te caktimi i datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor, e deri te mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër. Pas refuzimit të familjes Jashari që të kenë një kandidat për president, unë kam besuar se Vetëvendosje do të kthehet përsëri në pikën zero dhe do ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente”, tha Haradinaj.

Sipas tij, opozita nuk kishte qenë shumë refuzuese ndaj kandidaturës së Osmanit, madje kishte vlerësuar pozitivisht lëvizjet e saj të fundit, veçanërisht në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se imazhi i Osmanit ka ndikuar dukshëm në rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se pa të, rezultati i kësaj partie nuk do të kishte qenë i njëjtë. Sipas Haradinajt, çdo pasojë nga ky zhvillim politik mund t’i kushtojë drejtpërdrejt Kurtit.

“Ne si opozitë nuk kemi qenë shumë refuzues për pozitën e Osmanit në këtë garë. Sidomos kohët e fundit, lëvizjet e saj i kemi vlerësuar shumë, në veçanti për shkak të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për neve ka qenë befasi eliminimi i saj nga gara. Ajo ishte një tradhti pas shpine që ia bëri Kurti zonjës Osmani. Po të mos ishte Osmani, rezultati i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të ishte ai që doli. Jam i bindur që imazhi i saj e ka ndihmuar shumë Vetëvendosjen; përndryshe dëmi do t’i shkojë direkt Albin Kurtit, pikërisht nga zonja Osmani”, deklaroi Haradinaj./GazetaBlic.

Previous ArticleKëngëtares së njohur shqiptare i ndalohet hyrja në Zvicër, çfarë ka ndodhur?
Next Article Daja gjen rrugën në derbi, skuadra e Dinamos i përgjigjet me gola

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.