Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Këngëtares së njohur shqiptare i ndalohet hyrja në Zvicër, çfarë ka ndodhur?

Press Online6 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këngëtares së njohur shqiptare, Soni Malaj i është ndaluar hyrja në Zvicër për një periudhë 2-vjeçare, pas problemeve ligjore që lidhen me një vizitë të saj në pranverën e vitit 2024. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Federale Administrative. Çështja lidhet me ngjarjen e prillit 2024, kur këngëtarja udhëtoi drejt Zvicrës dhe një ditë më pas u kontrollua dhe u arrestua në zonën VIP dhe prapa skenës së “Boleros Club”.

Kontrolli u zhvillua në kuadër të një operacioni të gjerë të policisë së kantonit të Zyrihut, gjatë një feste me rastin e Bajramit. Aty pritej të performonin disa artistë shqiptarë. Sipas autoriteteve, disa prej tyre nuk dispononin lejet e nevojshme të punës. Prokuroria lëshoi menjëherë një dekret akuzë, duke e shpallur Malajn fajtore për hyrje të qëllimshme të paligjshme dhe ushtrim aktiviteti fitimprurës pa leje. Ajo u dënua me një gjobë me kusht prej 70 ditësh me nga 30 franga secila, si dhe me një gjobë shtesë prej 400 frangash. Më pas, këngëtarja tërhoqi ankesën, duke e bërë vendimin përfundimtar.

Njëkohësisht, Sekretariati Shtetëror për Migracionin vendosi ndalim-hyrjeje dyvjeçar në Zvicër dhe Lihtenshtejn, si dhe e regjistroi emrin e saj në sistemin e informacionit “Schengen” për të mos i lejuar hyrjen. Kjo do ta pengonte këngëtaren që të udhëtonte në shumicën e vendeve europiane. Malaj kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se udhëtimi kishte qenë privat, se nuk kishte planifikuar të performonte dhe se emri i saj ishte vendosur në fletëpalosje vetëm për qëllime promovuese.

Ajo theksoi gjithashtu se vajza e saj e mitur jeton me të atin në Itali. Ankesa u pranua pjesërisht dhe autoritetet hoqën emrin e saj nga sistemi Schengen, por Gjykata Federale Administrative konfirmoi ndalimin e hyrjes në Zvicër, duke e konsideruar masën proporcionale. Sipas gjykatës, shpjegimet e artistes ishin të paqarta, ndërsa fakti që biletat e avionit ishin paguar nga menaxheri dhe se emri i saj figuronte në materialet promovuese binte ndesh me pretendimin për një vizitë thjesht private. Falë pranimit të pjesshëm të ankesës, Soni Malaj do të paguajë vetëm një pjesë të shpenzimeve gjyqësore dhe do të përfitojë 900 franga zvicerane si kompensim për asistencën ligjore.

 

Previous ArticleShtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë
Next Article Daut Haradinaj: Kurti i bëri “tradhti pas shpine” Osmanit, imazhi i saj e ka ndihmuar Vetëvendosjen

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.