Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë sot më 16.02.2026 për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj vizite do të ndërmerren masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.
Siç është bërë e ditur kryeministri i Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Kosovë do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet – e vërteta e shprehur nga Haga”, me autor Ahmet Shala.
Në këtë promovim është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e udhëheqësve shtetëror të Kosovës. Kjo vizitë e kryeministrit shqiptar në Prishtinë, vjen një ditë para se Kosova ta shënojë përvjetorin e 18-të të shpalljes së Pavarësisë.


