Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shefat ushtarakë të Britanisë dhe Gjermanisë: Rihyrja në armatim është detyrë morale

Press Online15 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Udhëheqësit ushtarakë më të lartë të Britanisë dhe Gjermanisë i kanë bërë një apel të përbashkët të paprecedentë publikut që të pranojë argumentin “moral” për riarmatim dhe të përgatitet për kërcënimin e luftës me Rusinë.

Air Chief Marshal Richard Knighton, kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, dhe Gjenerali Carsten Breuer, kreu i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, theksuan se ky apel nuk është thjesht një kërkesë për shtetet e tyre, por një “zë për një Europë që duhet të përballet me të vërtetat e pakëndshme për sigurinë e saj”.

Në një artikull të përbashkët të publikuar në The Guardian dhe Die Welt, pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, ata shpjeguan se Rusia ka ndryshuar pozicionin ushtarak drejt Perëndimit dhe se Europa ka nevojë për një “ndryshim thelbësor” në mbrojtje dhe siguri.

“Ka një dimension moral në këtë përpjekje. Rihyrja në armatim nuk është ngacmim lufte; është veprimi përgjegjës i një shteti që synon të mbrojë qytetarët dhe të ruajë paqen”, shkruajnë Knighton dhe Breuer.

Megjithatë, qytetarët në Britani dhe Gjermani janë të rezervuar ndaj sakrificave ekonomike për mbështetje të mbrojtjes.

Sipas sondazheve të fundit, vetëm një pjesë e vogël e britanikëve mbështet rritjen e taksave (25%) ose uljen e shpenzimeve të tjera (24%) për të financuar ushtrinë. Në Gjermani dhe Francë, mbështetja për buxhete më të mëdha ushtarake po bie, nëse kjo do të thotë sakrificë për investime të tjera.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka theksuar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Europën, duke përfshirë prodhimin dhe blerjen e pajisjeve, për ta vendosur Mbretërinë e Bashkuar në qendër të një mbrojtjeje më të fortë europiane.

Knighton dhe Breuer paralajmëruan, “nëse Rusia e sheh Europën të dobët ose të ndarë, ajo mund të guxojë të zgjerojë agresionin e saj përtej Ukrainës. Historia tregon se pengimi dështon kur kundërshtarët ndiejnë dobësi dhe përçarje.”

Ata propozuan një koncept të “mbrojtjes gjithëshoqërore”, ku përfshihet infrastruktura rezistente, kërkimi dhe zhvillimi i teknologjisë nga sektori privat, dhe institucionet kombëtare të gatshme përballë kërcënimeve.

Gjermania ka vendosur një brigadë luftarake prej 4,000–5,000 ushtarësh në krahun lindor të NATO-s dhe ka ndryshuar kushtetutën për të mundësuar financim të pakufizuar për mbrojtjen. Britania po ndërton deri në gjashtë fabrika municionesh për të siguruar një kapacitet të qëndrueshëm furnizimi.

Debati mbi sigurinë europiane vjen pothuaj katër vite pas pushtimit të plotë rus në Ukrainë dhe ndërkohë që SHBA-të po tregojnë më shumë paqartësi lidhur me mbështetjen për NATO-n pas rikthimit të Donald Trump, raporton The Guardian.

Në samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar, liderët u zotuan të arrijnë shpenzime prej 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Megjithatë, kjo ngre tensione politike, veçanërisht nga e majta në Britani dhe Gjermani, për shkak të trade-off-it me shpenzime për shëndetësi dhe ndihmë sociale.

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi në Mynih, se “liria nuk mund të merret më si e mirëqenë. Rreziku rus kërkon veprime konkrete nga Evropa.”

Previous ArticleErmal Mamaqi zbulon incidentin me Rogertin! “Më sulmoi me fjalët më të forta”
Next Article Në prag të Ramazanit, Duda Balje pastron xhaminë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.