Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rama konfirmon pjesëmarrjen në marshin e 17 shkurtit, Trafiku Urban pa pagesë të martën

Press Online15 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama bën të ditur se do ta mbështes marshin e 17 shkurtit, e organizuar nga “Liria ka Emër”.

Kryetari Rama theksoi se ky marsh që do të mbahët më 17 shkurt në Prishtinë, është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake. Ai shtoi se duhet mbështetur përtej interesave politike.

Rama në një konferencë për media theksoi se përveç pjesëmarrjes në marsh, do të sigurohet që Trafiku Urban të funksionojë pa pagesë për qytetarët gjatë ditës së martë.

“Patjetër që po. Kam thënë që vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat i kam i përkrahur  gjithmonë edhe si kryetar edhe si institucion. Ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet me i lartësua përtej partive politike, sepse kjo është çështje kombëtare. Po ashtu edhe këtë herë do jem aty dhe do të kemi edhe Trafikun Urban në shërbim të qytetarëve pa pagesë po në atë ditë”, tha Rama.

I pyetur nga mediat se a e përkrah LDK-ja marshin e 17 shkurtit, pasi që nuk ka votuar Rezolutën në Kuvendin e Kosovës, Rama tha se LDK-ja nuk ka qenë kundër, por nuk ka votuar, shkak i kërkesës së një pike shtesë e cila nuk u realizua.

“E di që as LDK-ja nuk ka qenë kundër përkrahjes  të asaj rezolute, kanë kërkuar një pikë shtesë dhe si rezultat nuk e kanë votuar, nuk ka qenë që nuk e ka përkrah, jemi në përkrahje të vlerave të UÇK-se gjithmonë”, tha rama.

Me  90 vota për 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë Rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Pro rezolutës kanë votuar deputetët e PDK-së, Vetëvendosje dhe AAK-së. Deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë fare në votim, ndërsa deputetët e Listës Serbe e kanë lëshuar sallën para votimit.

Marshi i organizuar nga “Liria ka Emër” – “Drejtësi, jo politikë” do të mbahet me 17 shkurt në ora 14:00 për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./KP

Previous ArticleSHBA përgatitet për operacione ushtarake disa javore kundër Iranit nëse Trump jep urdhrin
Next Article U përjashtua me të kuq, e më pas tregoi pasaportën shqiptare, reagon Nevil Dede: Jam shqiptar, kërkoj barazi dhe drejtësi sportive

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.