Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Napolitanka” politike dhe matematika e humbjes

Press Online13 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga iluzioni i koalicionit multietnik te fragmentimi komunal “napolitanka” – si u konsumua kapitali politik i një partie dydekadëshe.

Nga Destan JONUZI

Rënia e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk është thjesht pasojë e një cikli elektoral të pafavorshëm. Ajo është produkt i një konsumimi të gjatë politik, i një transformimi identitar të gabuar dhe i një strategjie të shkëputur nga realiteti sociologjik i elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Partia që për më shumë se dy dekada dominoi spektrin politik shqiptar, sot gjendet në një krizë që nuk është vetëm numerike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, BDI zgjodhi të ndërtojë një narrativë të re, koalicionin multietnik si platformë emancipimi politik. Në teori, ky ishte një projekt që pretendonte të kapërcente kufijtë etnikë dhe të ofronte një model qytetar. Në praktikë, ai u perceptua si braktisje e kauzës autentike shqiptare dhe si relativizim i përfaqësimit politik.

Elektorati shqiptar, i lodhur nga kompromiset e zgjatura dhe nga perceptimi i kapjes së institucioneve, nuk kërkonte një eksperiment identitar, por rikthim te llogaridhënia, meritokracia dhe dinjiteti politik. Në vend të kësaj, BDI u shfaq si një strukturë që përpiqej të zgjaste pushtetin përmes formulave të reja semantike, por pa përmbajtje të re.

Ky projekt u përball me një kundërvalë të fortë politike, të artikuluar nga opozita e atëhershme VLEN dhe e amplifikuar nga mediat në gjuhën shqipe dhe maqedonase, të cilat evidentuan kontradiktën midis retorikës së integrimit dhe praktikës së klientelizmit. Në këtë kontekst, multietniciteti i shpallur u lexua si oportunizëm, jo si vizion.

“Napolitanka” komunale

Gabimi i dytë strategjik ishte në zgjedhjet lokale. Ndarja e komunave sipas formulës së ashtuquajtur “napolitanka” – një shpërndarje kalkulative e territoreve dhe kandidaturave për të kënaqur aleatë të përkohshëm, si figura të spektrit opozitar, përfshirë Selën dhe Taravarin.

Ky model i fragmentimit territorial, në vend që të forconte frontin shqiptar, krijoi perceptimin e pazareve politike mbi kurrizin e votuesit. Komunat nuk janë thjesht njësi administrative, ato janë hapësira identitare, ekonomike dhe simbolike. Kur ato trajtohen si copa torte në tryezë negociatash, mesazhi që dërgohet është i qartë, interesi partiak prevalon mbi interesin publik.

Në vend të konsolidimit, ndarja prodhoi konfuzion dhe demotivim elektoral. Votuesi shqiptar, veçanërisht ai urban dhe i ri, e refuzoi këtë matematikë të vjetër politike, duke kërkuar alternativa më koherente dhe më transparente.

Konsumimi i pushtetit dhe mungesa e vetëkritikës

BDI ka qenë pjesë e pothuajse çdo qeverie që nga viti 2002. Ky fakt, që dikur shihej si dëshmi e pjekurisë politike dhe aftësisë negociuese, sot perceptohet si monopolizim i pushtetit. Pushteti i zgjatur prodhon jo vetëm stabilitet, por edhe arrogancë strukturore.

Mungesa e reformimit të brendshëm, e rotacionit të elitave dhe e hapjes ndaj brezit të ri e ka kthyer partinë në një organizëm të ngurtë. Figura historike si Ali Ahmeti mbeten simbolikisht të forta, por simbolika nuk mjafton për të përballuar një elektorat që kërkon rezultate konkrete dhe etikë publike.

Ndërkohë, raportimet e vazhdueshme në media për nepotizëm, punësime partiake dhe kapje të segmenteve të administratës e kanë gërryer besimin publik. Edhe kur këto akuza nuk janë provuar juridikisht, perceptimi është bërë realitet politik.

Ndryshimi i paradigmës shqiptare

Shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar. Ajo është më urbane, më e arsimuar, më e lidhur me diasporën dhe më e ekspozuar ndaj standardeve evropiane të qeverisjes. Narrativat e luftës dhe të legjitimitetit historik nuk kanë më peshën mobilizuese që kishin dy dekada më parë. BDI vazhdon të operojë me instrumente të vjetra në një terren të ri.

Pse rimëkëmbja është e pamundur?

Kriza e BDI-së nuk është komplot, është pasojë e një cikli të mbyllur. Ajo ka konsumuar kapitalin moral, politik dhe simbolik që e mbajti në pushtet për më shumë se njëzet vjet.

Nëse politika është art i përshtatjes me kohën, atëherë BDI ka mbetur peng i kohës së vet. Dhe kur një parti nuk arrin të lexojë ndryshimin shoqëror, ajo nuk humb vetëm zgjedhjet – humb relevancën.

Në këtë kuptim, rimëkëmbja nuk është çështje dëshire, por e strukturës së brendshme dhe e kontekstit të ri politik. Dhe të dyja flasin qartë, epoka e dominimit të BDI-së ka përfunduar.(PressOnline.al)

Previous Article35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë
Next Article Sipas miliarderit Bill Gates brenda 10 viteve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë!

Lajme të ngjashme

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se samiti i parë trepalësh…

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Konferenca e OKB-së për klimën (COP31) në Turqi po shkon sot drejt përfundimit,…

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Vendet ku ka më shumë mace për banor priren të raportojnë nivele…

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një unazë me diamant, e mbajtur nga një prej të mbijetuarave më…

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 23 deri më 28 nëntor 2026 komuna e Çairit organizon manifestimin…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.