Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Akuza të tmerrshme për regjimin në Iran: Ata ekzekutojnë protestues të plagosur në spitale, p*rdhunojnë vajza

Press Online13 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Akuza të rënda për ekzekutime sistematike të protestuesve anti-regjim në Iran po dalin në dritë. Sipas mediave të huaja, forcat e sigurisë dyshohet se po bastisin madje edhe spitalet për të vrarë të plagosurit që po marrin trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të cituara nga New York Post dhe Jerusalem Post, video tronditëse që po qarkullojnë brenda vendit dyshohet se tregojnë anëtarë të forcave të sigurisë duke hyrë në spitale në kërkim të personave të plagosur gjatë protestave të muajit të kaluar. Gjatë këtyre protestave, thuhet se mijëra njerëz janë vrarë.

“Ata ishin në spitale me tuba oksigjeni të vendosur”, tha një burim për viktimat.

“Kur shikon më nga afër, kupton se ishin qëlluar në kokë. Ata u ekzekutuan, u dënuan me vdekje  brenda spitalit”, shtoi ai.

Një tjetër burim deklaroi se ekzekutimet po kryheshin “çdo ditë” dhe se kishte pasur dhunë seksuale të përhapur ndaj protestuesve.

Iranian regime executing protesters in hospital beds — as brutal retribution continues: sources https://t.co/0xsZVSlKM8 pic.twitter.com/pTATiFrHSE

— New York Post (@nypost) February 10, 2026

Sipas tij, “disa nga vajzat që mbaheshin në paraburgim u kishin kërkuar familjeve të tyre t’u dërgonin pilula kontraceptive”.

Mbi 207 ekzekutime në tre javët e fundit

Sipas mediave të huaja, më shumë se 207 persona janë ekzekutuar në tre javët e fundit.

Ali Heydari, 20 vjeç, i arrestuar gjatë shtypjes së protestave më 8 janar, ishte protestuesi më i fundit i ekzekutuar nga shteti, sipas Unionit Kombëtar për Demokraci në Iran, me seli në Uashington.

E njëjta organizatë paralajmëron se, përveç atyre që janë ekzekutuar tashmë, qindra të burgosur përballen me rrezik të menjëhershëm vdekjeje. Shumë prej tyre mbahen pa proces të rregullt ligjor dhe pa njoftim zyrtar për familjet.

Këto raportime bien ndesh me pretendimin e Donald Trump muajin e kaluar se Irani kishte vendosur të ndalonte ekzekutimet e protestuesve. Sipas raportimeve, vrasjet vazhdojnë si pjesë e përpjekjeve të regjimit për të shtypur çdo formë mospajtimi.

Trump ka paralajmëruar se ekzekutimet, të kombinuara me dështimin e Iranit për të arritur një marrëveshje të re bërthamore, mund të çojnë në veprime të menjëhershme ushtarake nga SHBA-ja. Nga ana tjetër, Teherani ka argumentuar se një veprim i tillë do të përbënte një luftë të përgjithshme.

Previous ArticlePenalltia te Elbasani-Partizani, reagon “Bashkimi Arbitrave Shqiptarë”: Vendimi në bazë të rregullave, ja pse!
Next Article Ymeri: Çfarëdo shtese në rezolutën për Specialen mund të ia prishte neutralitetin

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.