Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çështja Epstein, i hiqet imuniteti diplomatik ish-sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Press Online11 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këshilli i Evropës, institucioni kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, njoftoi të mërkurën se ka vendosur t’i heqë imunitetin diplomatik ish-sekretarit të përgjithshëm norvegjez, Thorbjørn Jagland, duke i hapur rrugë hetimeve policore mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Policia norvegjeze për krimet ekonomike ka nisur një hetim ndaj Jagland, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë, si dhe ish-kryetar i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, nën dyshimin për korrupsion.

Vendimi për hetimin e Jagland, i cili drejtoi Këshillin e Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019, u bazua në informacione të zbuluara nga dokumente të reja të publikuara në SHBA lidhur me Epstein, financieri amerikan i dënuar për krime seksuale, i cili vdiq në burg në vitin 2019.

Avokati i Jagland, Anders Brosveet, deklaroi se heqja e imunitetit ishte e pritshme dhe se klienti i tij do të bashkëpunojë me hetimin për të sqaruar çdo çështje, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Ai e merr këtë çështje shumë seriozisht, por thekson se beson se nuk ekzistojnë rrethana që përbëjnë përgjegjësi penale”, thuhet në deklaratën e avokatit.

Sipas autoriteteve, për të zhvilluar hetimin ishte e nevojshme heqja e imunitetit. Ministria e Jashtme e Norvegjisë i kërkoi Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku bëjnë pjesë 46 shtete, të miratonte këtë masë.

Jagland nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale, por hetimi do të shqyrtojë nëse ai ka marrë dhurata, udhëtime apo hua në lidhje me pozicionin e tij zyrtar. Në një letër të datës 8 shkurt, policia norvegjeze theksonte se Jagland, si sekretar i përgjithshëm i zgjedhur, do të kishte shkelur besimin e veçantë që lidhet me postin nëse do të kishte pranuar ryshfet.

Dokumentet e reja të publikuara në SHBA kanë nxjerrë në pah lidhje të shumta të Epstein me politikanë, figura mbretërore dhe persona me ndikim në Evropë dhe SHBA.

Sipas këtyre dokumenteve, në vitin 2014 Jagland dhe asistentët e Epstein kishin bërë plane të detajuara për një vizitë të mundshme të Jagland, bashkëshortes së tij, dy fëmijëve dhe të dashurës së djalit të tij në Palm Beach dhe në ishullin privat të Epstein në Karaibe. Jagland ka mohuar se ka vizituar ndonjëherë ishullin privat të Epstein.

Në një email të vitit 2014, ai i kishte kërkuar Epstein ndihmë për financimin e një apartamenti në Oslo. Ndërsa në email-e të vitit 2018, Epstein i kërkonte Jagland të ndërmjetësonte një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke pretenduar se kishte informacione për t’i ofruar presidentit Vladimir Putin. Jagland ishte zotuar se do ta diskutonte çështjen me ndihmësin e Lavrovit.

Policia norvegjeze bëri të ditur se po heton gjithashtu dy diplomatë të njohur në një çështje tjetër korrupsioni të lidhur me Epstein. Ndërkohë, princesha e kurorës së Norvegjisë ka kërkuar disa herë falje për miqësinë e saj me financierin e diskredituar.

Komisioni parlamentar i mbikëqyrjes në Norvegji vendosi unanimisht të martën të ngrejë një hetim të jashtëm të rrallë mbi lidhjet e Ministrisë së Jashtme me Epstein.

Previous ArticleDukagjini fiton ndaj Prishtinës së Re dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Next Article Ky pritet të jetë kabineti i Qeverisë “Kurti 3”: 19 ministra dhe 3 zëvendëskryeministra”

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.