Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Polonia dhe Italia refuzojnë t’i bashkohen Bordit të Paqes së Trumpit

Press Online11 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Polonia dhe Italia nuk do të bashkohen me Bordin e Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump, njoftuan të mërkurën autoritetet e Varshavës dhe Romës.

Fillimisht, Bordi i Paqes u konceptua për të mbështetur armëpushimin në Gaza, por Trump synon që ai të ketë një rol më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve globale, gjë që disa vende e shohin si mundësi që mund të rivalizojë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Fakti që edhe Rusia dhe Bjellorusia janë ftuar të bashkohen ka bërë që shumë vende perëndimore të marrin një qasje të kujdesshme.

“Duke marrë parasysh disa dyshime kombëtare lidhur me formën e bordit, nën këto rrethana Polonia nuk do të marrë pjesë në punën e Bordit të Paqes, por ne do ta analizojmë situatën,” tha kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, në një mbledhje qeveritare.

“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten prioriteti ynë, kështu që nëse rrethanat ndryshojnë dhe do të na lejojnë të bashkohemi me Bordin, ne nuk përjashtojmë asnjë skenar”, tha ai.

Ndërkohë, ministri italian i Jashtëm, Antonio Tajani, konfirmoi gjithashtu të mërkurën se Italia nuk do të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

“Ne nuk mund të bashkohemi me Bordin e Paqes sepse ekziston një pengesë kushtetuese e pakapërcyeshme në anën e Italisë,” tha ai për kanalin e lajmeve Sky TG24.

“Sidoqoftë, nëse do të ketë nevojë për të punuar në përpjekje rindërtimi për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë,” shtoi ai.

Sipas Kushtetutës italiane, vendi mund të bashkohet vetëm me organizata ndërkombëtare ku të gjitha shtetet kanë të drejta të barabarta – një kusht që, sipas Romës, nuk plotësohet nga statuti aktual i bordit, i cili i jep Trump-it kompetenca të gjera ekzekutive.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e afërt me Trump, tha muajin e kaluar se kishte kërkuar nga ai të ndryshonte kushtet e Bordit të Paqes që Italia të mund të bashkohej.

Previous ArticlePërfundon pjesa e parë e takimit Dukagjini – Prishtina e Re
Next Article Mishetiq: Prokuroria po tenton t’i hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.