Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime mes frikës për konflikt të drejtpërdrejtë

Press Online6 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ndodhen në Oman për bisedime, në një kohë kur kriza mes dy vendeve ka ngritur shqetësime serioze për një përballje të mundshme ushtarake.

Këto diskutime vijnë pas një grumbullimi të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, si reagim ndaj shtypjes së dhunshme nga ana e Iranit të protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë muajin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mijëra persona janë vrarë gjatë këtyre protestave.

Megjithatë, qëllimi dhe përmbajtja e bisedimeve, të cilat besohet se po zhvillohen në mënyrë indirekte, mbeten të paqarta, ndërsa dy vendet qëndrojnë ende larg njëri-tjetrit për shkak të mosbesimit të ndërsjellë.

Shpresa është që, nëse bisedimet rezultojnë të suksesshme, ato të çojnë drejt një kornize për negociata të mëtejshme.

SHBA kërkon që Irani të ngrijë programin e tij bërthamor dhe të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar. Uashingtoni ka deklaruar se bisedimet në Oman duhet të përfshijnë gjithashtu programin balistik të Iranit, mbështetjen e tij për grupe të armatosura në rajon dhe trajtimin e qytetarëve të vet.

Irani, nga ana tjetër, ka thënë se diskutimet do të kufizohen vetëm në çështjen bërthamore, dhe mbetet e paqartë nëse këto mospërputhje janë kapërcyer.

Nga Omani u bë e ditur se ministri i Jashtëm ka zhvilluar bisedime të ndara me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, të dërguarin special amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të premten në mëngjes.

“Konsultimet u përqendruan në përgatitjen e kushteve të përshtatshme për rifillimin e negociatave diplomatike dhe teknike”.

Raundi i fundit i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit mbi programin bërthamor ishte planifikuar për qershor 2025, por u anulua pas sulmit surprizë të Izraelit ndaj Iranit.

Në javët e fundit, Presidenti Trump ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje.

SHBA ka dërguar mijëra trupa dhe atë që Trump e ka quajtur një “armadë” në rajon, përfshirë një aeroplanmbajtëse, anije luftarake dhe avionë luftarakë.

Irani ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi me forcë, duke kërcënuar se do të godasë objektiva ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe Izraelin.

Për udhëheqësit iranianë, që ndodhen nën presion të madh, këto bisedime mund të jenë shansi i fundit për të shmangur veprimin ushtarak amerikan, i cili sipas analistëve mund ta destabilizojë më tej regjimin, tashmë në pozicionin më të dobët që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Kërcënimet e Trumpit vijnë në një kohë kur forcat iraniane të sigurisë kanë shtypur me dhunë protesta masive të nxitura nga kriza e thellë ekonomike, ku protestuesit kërkonin fundin e Republikës Islamike.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Uashington, tha se ka konfirmuar të paktën 6,883 të vdekur, duke paralajmëruar se numri real mund të jetë shumë më i lartë, ndërsa mbi 50,000 persona janë arrestuar.

Kriza aktuale ka rikthyer në qendër të vëmendjes programin bërthamor të Iranit, që prej dekadash është burim përplasjesh me Perëndimin.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se programi i tij ka qëllime paqësore, ndërsa SHBA dhe Izraeli e akuzojnë se synon zhvillimin e armëve bërthamore.

Teherani thotë se ka të drejtë të pasurojë uranium në territorin e vet dhe ka refuzuar thirrjet për transferimin e rezervës së tij prej 400 kilogramësh uranium të pasuruar në një vend të tretë.

Zyrtarët iranianë kanë sinjalizuar gatishmëri për disa lëshime, përfshirë krijimin e një konsorciumi rajonal për pasurimin e uraniumit, një ide e propozuar gjatë bisedimeve të mëparshme që dështuan pas luftës së papritur të Izraelit vitin e kaluar.

Megjithatë, Irani e konsideron të papranueshme çdo kërkesë për kufizimin e programit balistik apo për ndërprerjen e mbështetjes për aleatët e tij rajonalë, të njohur si “Boshti i Rezistencës”, që përfshin Hamasin në Gaza, milicitë në Irak, Hezbollahun në Liban dhe Huthit në Jemen.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi të martën se i ka kërkuar Araghchit të “ndjekë negociata të drejta dhe të barabarta” me SHBA-në, “me kusht që të ekzistojë një mjedis i përshtatshëm”.

Irani pritet të kërkojë gjithashtu heqjen e sanksioneve që kanë goditur rëndë ekonominë e vendit. Kundërshtarët e regjimit thonë se çdo lehtësim do t’i jepte një frymëmarrje jetike udhëheqjes klerikale.

Për SHBA-në, bisedimet mund t’i ofrojnë Trumpit një rrugëdalje nga kërcënimet ushtarake, në varësi të rezultatit të tyre.

Vendet e rajonit janë të shqetësuara se një sulm amerikan mund të çojë në një konflikt më të gjerë ose në kaos afatgjatë në Iran, duke paralajmëruar se vetëm fuqia ajrore nuk do të mjaftojë për të rrëzuar udhëheqjen iraniane.

I pyetur nëse Udhëheqësi Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duhet të shqetësohet, Trump tha për NBC News: “Do të thosha se duhet të jetë shumë i shqetësuar. Po, duhet”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se për të arritur “diçka kuptimplote”, bisedimet duhet të shkojnë përtej çështjes bërthamore.

“Nuk jam i sigurt nëse mund të arrihet një marrëveshje me këta njerëz, por do të përpiqemi ta zbulojmë. Nuk shohim ndonjë dëm në përpjekjen për të parë nëse mund të bëhet diçka,” u shpreh ai.

Bisedimet, fillimisht të planifikuara të mbaheshin në Stamboll, janë një përpjekje e udhëhequr nga Egjipti, Turqia dhe Katari për të ulur tensionet.

Megjithatë, Irani kërkoi në momentin e fundit që takimi të zhvendosej në Oman – vend që ka pritur edhe diskutime të mëparshme – dhe që ai të kufizohej vetëm mes zyrtarëve iranianë dhe amerikanë.

Previous ArticleLajm i bujshëm nga Spanja: Perez synon transferimin e Pedrit tek Real Madrid
Next Article Kosova kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të veteranit të UÇK-së nga Serbia

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.