Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

NASA shtyn sërish misionin historik drejt Hënës? Cila është data e re dhe arsyeja pas vendimit?

Press Online5 Shkurt 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

NASA ka njoftuar se ka shtyrë datën e parë të mundshme të lëshimit për misionin Artemis 2, i cili synon të dërgojë astronautë rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh.

Vendimi vjen si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, që kanë detyruar agjencinë hapësinore amerikane të shtyjë provën e fundit madhore të raketës SLS.

Sipas njoftimit zyrtar, dritarja e parë e mundshme e nisjes do të hapet të dielën, më 8 shkurt, në vend të 6 shkurtit, siç ishte planifikuar fillimisht. Kjo datë përkon gjithashtu me Super Bowl-in, një nga ngjarjet më të ndjekura sportive në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse NASA do të tentojë lëshimin atë ditë. Testi final teknik i raketës, një provë vendimtare që shërben si “gjeneralja” para misionit, nuk është përfunduar ende.

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-së, ky test është shtyrë për javën e ardhshme.

Në varësi të rezultateve të testit, NASA do të konfirmojë datën përfundimtare të nisjes së Artemis 2, mision që do të përfshijë tre astronautë amerikanë dhe një astronaut kanadez.

Nga 8 shkurti deri më 30 prill, agjencia po shqyrton gjithsej 14 dritare të mundshme nisjeje për këtë mision historik. Gjatë së njëjtës periudhë, NASA ka planifikuar edhe misionin Crew-12 drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili aktualisht është caktuar për 11 shkurt.

Një zyrtar i NASA-s bëri të ditur se Crew-12 mund të shtyhet nëse Artemis 2 niset përpara kësaj date, duke theksuar se prioritet mbetet siguria dhe përgatitja teknike e plotë e çdo misioni.

Previous ArticleTragjedi shqiptare në Itali: Shuhet familja me katër vetë
Next Article Ter Stegen shumë i pafat, konfirmon se do t’i nënshtrohet një operimi

Lajme të ngjashme

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.