Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tragjedi shqiptare në Itali: Shuhet familja me katër vetë

Press Online5 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një baba, një nënë dhe dy fëmijë vdiqën. Dy oficerë policie, të cilët hynë në shtëpi për të shpëtuar njerëzit, pësuan asfiksim të lehtë. Në gjendje kritike vëllai i kryefamiljarit.

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin Rughi, në provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola që ishin me origjinë shqiptare, humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Sipas mediave italiane, familja Kola u gjet pa shenja jete brenda banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte një rrjedhje e gazit vdekjeprurës, që çoi në grumbullimin e monoksidit të karbonit në ambientet e shtëpisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe burimin e helmimit.

Viktimat janë një burrë 48 vjeç, bashkëshortja e tij 43 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik nga autoritetet italiane. U njoftua se u shua familja Kola.

Ndërkohë, vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi në banesë për t’i kontrolluar pasi familjarët nuk po përgjigjeshin, është transportuar me urgjencë në spitalin Cisanello në Piza dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit e Luccës, të cilët ndërhynë për të kontrolluar ambientin dhe për të përjashtuar rrezikun për persona të tjerë.

Sipas Tgcom24, familja dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë gjasë shqiptare. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticlePërmendja në dosjet Epstein, Rihanna unfollow Jay Z/ Idhujt e lyer me pushtet bien nga froni, modeli që e njohim shumë mirë edhe në Shqipëri
Next Article NASA shtyn sërish misionin historik drejt Hënës? Cila është data e re dhe arsyeja pas vendimit?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.