Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dënohet me burgium të përjetshëm 59-vjeçari që tentoi të vrasë Presidentin Trump

Press Online4 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ryan Routh është dënuar me burgim të përjetshëm për përpjekjen për të vrarë Presidentin Donald Trump në një fushë golfi në Florida në shtator të vitit 2024.

Sipas mediave të huaja, Routh, 59 vjeç, u shpall fajtor vitin e kaluar për përpjekjen për të vrarë Trumpin, i cili atëherë ishte ende kandidat për President, në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump në Ëest Palm Beach.

Një agjent i Shërbimit Sekret Amerikan në zonë vuri re një tytë pushke që dilte nga shkurret dhe qëlloi drejt Routh, i cili më pas iku nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua aty pranë.

Në një memorandum dënimi, gjyqtarja Aileen Cannon tha se krimet e Routh “padyshimisht meritojnë një dënim me burgim të përjetshëm”.

“Ai ndërmori hapa gjatë muajve për të vrarë një kandidat të rëndësishëm presidencial, demonstroi vullnetin për të vrarë këdo që i dilte përpara dhe që atëherë nuk ka shprehur as keqardhje ndaj viktimave të tij”, shkroi ajo.

Routh u deklarua i pafajshëm dhe zgjodhi të përfaqësonte veten gjatë gjyqit, i cili filloi më 8 shtator.

I lindur në Karolinën e Veriut, Routh, i cili jetonte në Haëaii para arrestimit të tij, veproi vazhdimisht në mënyrë të çrregullt gjatë procedurave gjyqësore, duke përfshirë sfidën që i bëri Trumpit për një lojë golfi dhe duke iu referuar Adolf Hitlerit dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi një juri e shpalli fajtor, Routh u përpoq të godiste veten në qafë me një stilolaps përpara se oficerët amerikanë ta shoqëronin jashtë sallës së gjyqit.

Incidenti në Florida ishte atentati i dytë ndaj jetës së Trump në vitin 2024, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tubim fushate në Butler të Pensilvanisë, në korrik.

Previous ArticleDemenca te sportistët, ja më të prekurit!
Next Article Alarm për Channing Tatum! Aktori përfundon në spital dhe paralajmëron ndërhyrje kirurgjikale?

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.