Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vritet djali i Muammar Gaddaf

Press Online3 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mediat libiane kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të vendit Muammar Gaddafi, dyshohet se është vrarë në banesën e tij pranë qytetit Zintan, në perëndim të Libisë.

Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se katër persona të armatosur kanë kryer një atentat ndaj tij. Deri në këto momente, nuk janë dhënë detaje të plota mbi identitetin e autorëve apo motivet e mundshme të sulmit.

Lajmi është përforcuar nga Abdullah Othman, këshilltari politik i Saif al-Islam Gaddafit, i cili ka konfirmuar vdekjen përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, pa sqaruar rrethanat konkrete të ngjarjes. Ndërkohë, ekipi politik i Saif al-Islam ka publikuar një deklaratë zyrtare ku shpreh pikëllimin për vdekjen e tij.

Kush ishte Saif al-Islam Gaddafi

Saif al-Islam Gaddafi ka qenë një nga figurat më të njohura dhe më kontroverse të politikës libiane pas vitit 2011. Ai u pa për shumë vite si pasardhësi politik i babait të tij, Muammar Gaddafi, i cili u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë kryengritjes popullore dhe ndërhyrjes ndërkombëtare.

Pas rënies së regjimit, Saif al-Islam u arrestua nga grupe të armatosura në Zintan dhe u mbajt për disa vite në paraburgim, përpara se të lirohej në bazë të një amnistie.

Në vitet e fundit, ai kishte tentuar të rikthehej në skenën politike dhe kishte shprehur ambicie për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, një proces që mbeti i bllokuar për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe të sigurisë në vend. Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me akuza ndërkombëtare për krime gjatë konfliktit të vitit 2011.

Vdekja e Saif al-Islam Gaddafit pritet të ketë ndikim të madh politik dhe simbolik në Libinë e përçarë, ku rivalitetet mes grupeve të armatosura dhe fraksioneve politike vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin.

Previous ArticleLufta e miliarderëve! Nelson Peltz kundër David Beckham: “Vajza ime nuk kontrollohet”
Next Article Zanetti: “Jemi ende shumë larg fundit, por besoj se Chivu dhe të gjithë djemtë po bëjnë një punë të shkëlqyer”

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.