Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lajçak “ndjehet idiot” për komunikimet me Epstein, BE-ja tha që s’ka “ndikim” në dialog

Press Online3 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “ndjehet idiot” teksa foli për komunikimet e publikuara me famëkeqin Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë për mediat sllovake, Lajçak, tha se nuk i kujtohen diskutimet, por theksoi se kjo nuk e liron nga përgjegjësia.

Teksa mesazhet mes tyre tha se “nuk ishin asgjë tjetër përveçse ego e çmendur mashkullore”, diplomati sllovak shtoi se “u tregua me gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm”.

Në dosjen e publikuar, vërehen shkëmbimet e afërta ndërmjet Lajçak dhe Epstein – që nga bisedat e tyre për “gratë e reja”, “lojërat” dhe “aksionin”, e deri tek ato për politikën.

Në bisedat nga viti 2018, të vënë në dispozicion për publikun, Lajçak mbante komunikim të rregullt dhe merrte këshilla nga Epstein për veprimet e tij politike dhe takimet ndërkombëtare.

Përkundër kësaj, Bashkimi Evropian refuzoi mundësinë e ndonjë ndikimi në dialogun Kosovë-Serbi “të faktorëve të jashtëm” ose “komprometimin” nga përfshirja e Lajçak në skandalin Epstein.

“Kur bëhet fjalë për dialogun, procesi mbetet i pa ndikuar nga këto zhvillime. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga 2011, që është në dorë të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë, dhe në vazhdimësi i mbikëqyrur nga vendet anëtare”, ka thënë zëdhësnja e BE-së, Anita Hipper.

Megjithatë hetimet për “çështjet e sigurisë”, BE-ja ua la autoriteteve tjera.

“Në lidhje me Lajçakun speficikisht, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar për siguri kombëtare i kryeministrit Sllovak,  gjithashtu shërbimet e tij bien në kompetencë të mandatit të kaluar dhe detyra e tij si Përfaqësues Special përfundoi vitin e kaluar dhe nuk i është vazhduar mandati. Kur bëhet fjalë rrezik sigurie ose kërcënime, këto janë gjithashtu përgjegjësi e autoriteteve kombëtare për t’u trajtuar sepse ato janë përgjegjëse për këtë”, ka shtuar Hipper.

Sllovaku Miroslav Lajçak shërbeu si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, nga Prilli i vitit 2020 deri në fund të Janarit 2025, periudhë në të cilën u arrit Marrëveshja Bazë dhe Shtojca e Ohrit.

Miliona dokumente vazhdojnë të publikohen nga Departamenti i Drejtësisë për të dënuarin për krime seksuale, përfshirë trafikim dhe shfrytëzim të vajzave të mitura.

Jeffrey Epstein, që kishte lidhje të mëdha me botën e politikës e biznesit, u gjet i vdekur në qelinë e tij në gusht 2019 vetëm një muaj pasi u arrestua nën akuza federale derisa autoritetet e cilësuan rastin si vetëvrasje.

Previous Article“Ka mbaruar Prime-i jot o motër…” Përplasje e ashpër në BBVIP 5, fjalët që ndezën shtëpinë! “Motrat ku i…”
Next Article Qeveria e RMV-së miratoi programin e punës për vitin 2026

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.