Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sánchez mbron planet për të legalizuar 500 mijë emigrantë pa dokumente: Spanja zgjedh rrugën e dinjitetit dhe drejtësisë

Press Online2 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, u është kundërpërgjigjur kritikëve të planit për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente dhe azilkërkuesve, duke theksuar se Spanja po zgjedh rrugën e “dinjitetit, komunitetit dhe drejtësisë”.

Videoja 46-sekondëshe, ku Sánchez flet në anglisht me titra në spanjisht, u publikua në rrjetet sociale gjatë fundjavës. “Disa thonë se kemi shkuar shumë larg, se po shkojmë kundër rrymës,” shprehet ai. “Por dua t’ju pyes: kur u bë radikale njohja e të drejtave? Kur u bë empatia diçka e jashtëzakonshme?”

Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi qeveria e koalicionit të udhëhequr nga socialistët miratoi një dekret që, sipas saj, do të rregullojë statusin ligjor të gjysmë milioni personash. Nisma, që pritet të hyjë në fuqi në prill, bëri jehonë ndërkombëtare për shkak të refuzimit të politikave dhe retorikës kundër emigracionit që po dominojnë në shumë vende të Europës dhe SHBA.

Sánchez tha se plani do të krijojë një rrugë të rregullt drejt qëndrimit për njerëz, jeta e të cilëve tashmë është e ndërthurur me shoqërinë spanjolle.

“Gjysmë milioni njerëz me të cilët jetojmë çdo ditë: në treg, në autobus, në shkollën e fëmijëve tanë. Njerëz që kujdesen për prindërit tanë, punojnë në fusha dhe që kanë ndërtuar, krah për krah me ne, përparimin e vendit tonë,” u shpreh ai.

“Spanja është mbi të gjitha një vend mikpritës dhe kjo është rruga që zgjedhim: dinjitet, komunitet dhe drejtësi,” shtoi kryeministri.

Rrënjët e dekretit gjenden në një nismë qytetare të nënshkruar nga më shumë se 700 mijë persona dhe të mbështetur nga një pjesë e madhe e Kishës Katolike dhe rreth 900 organizata sociale, e paraqitur në parlament në vitin 2024. Nisma kishte mbetur pezull për muaj të tërë, derisa partia e majtë Podemos njoftoi javën e kaluar se kishte arritur një marrëveshje me socialistët për miratimin e saj, në këmbim të mbështetjes parlamentare.

Videoja, e cila ka grumbulluar miliona shikime, ka bërë që disa ta quajnë Sánchez-in “anti-Trump”, për shkak të qëndrimit të tij të fortë pro emigracionit. Politologu Pablo Simón tha se kryeministri, i cili mbështetet në një koalicion të ndërlikuar partish për të miratuar ligjet, po reagon si ndaj presioneve të brendshme, ashtu edhe atyre globale.

Aktualisht, Sánchez ndodhet në një pozicion shumë të vështirë në politikën e brendshme, por e di se mënyra e vetme për të mbijetuar është zhvendosja drejt pozicioneve më të majta, që i lejojnë të përthithë elektoratin e partive më të vogla,” tha Simón, profesor në Universitetin Carlos III të Madridit, për The Guardian.

Në muajt e fundit, Sánchez është pozicionuar gjithnjë e më majtas për çështje si lufta në Gaza dhe kërkesat e Donald Trump për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Edhe për emigracionin, ai ka ndjekur të njëjtën linjë, duke përqafuar hapjen, ndërsa shumë vende europiane kanë ashpërsuar qëndrimet nën presionin e së djathtës ekstreme.

Si pasojë, Sánchez është kthyer në një figurë të spikatur globale të së majtës tradicionale, në një kohë kur parti si Laburistët në Britani apo Socialdemokratët në Gjermani kanë marrë qëndrime më të ashpra ndaj emigracionit. “Brenda Europës, Spanja po projektohet si një vend i hapur dhe, mbi të gjitha, kundër ekstremit të djathtë,” tha Simón.

Shenja të kësaj përplasjeje u panë edhe javën e kaluar, kur Elon Musk ripostoi në X një postim që akuzonte Sánchez-in se po përdorte legalizimin për “inxhinieri elektorale”. Njeriu më i pasur në botë shtoi vetëm një koment: “Wow.”

Sánchez reagoi menjëherë, duke ripostuar komentin e Musk me përgjigjen e tij:
“Marsi mund të presë. Njerëzimi jo.” /Panorama

Previous ArticleTrashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri
Next Article Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishim flejtë rehat

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.