Shpallen rezultatet përfundimtare, përjashtohet Lista Serbe nga rezultati

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por, si asnjëherë më parë, pas kërkesës së Vetëvendosjes, KQZ-ja shpalli rezultatin ndaras për partitë politike.

Kjo sepse, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi kërkoi që për rezultatin përfundimtar për Listën Serbe të votohet ndaras, e jo bashkë me partitë tjera.

Pas kërkesës së tij, edhe anëtari i PDK-së, Arianit Elshani tha se ai e kolegu i tij do të abstetojnë, kështu kryesuesi Radoniqi i ndau shpalljen e rezultatit përfundimtar një herë për partitë tjera, pa Listën Serbe.

Kështu, anëtarët votuan për shpalljen e rezultateve për të gjithë subjektet e tjera, ndërkaq nuk kaloi rezultati i Listës Serbe.

“Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 nëntorit”, ka thënë Kreshnik Radoniqi – Kryesuesi i KQZ-së.

“Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025 është si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.19 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, Srpska Lista 4.49 për qind, Nisma Socialdemokrate 1.59 për qind”, ka thënë Kreshnik Radoniqi – Kryesuesi i KQZ-së.

Dilema pati edhe rreth shpalljes së rezultatit pa u konsumuar afati ligjor i ankesës prej 48 orësh, për çka kryesuesi Radoniqi tha se nuk përbën shkelje.

“Kandidatët kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 48 ore”, ka thënë Kreshnik Radoniqi – Kryesuesi i KQZ-së.

Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje me 487, 077 vota ka siguruar 57 ulëse.

E dyta me radhë, Partia Demokratike me 192.434 vota ka siguruar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike me 126.163 vota ka siguruar 15 ulëse ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 6 ulëse.

https://www.youtube.com/watch?v=zSyyWF7xCC4

Shpallen rezultatet përfundimtare, përjashtohet Lista Serbe nga rezultati
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter