Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

featured
Press Online
31 Janar 2026, 06:44

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Këmbësori ka pranuar tretman mjekësor teksa Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter