Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kabashi-Ramaj e PDK-së: Të nisin hetimet për pretendimet e ndërtimit të dronëve

Press Online29 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Besa Kabashi – Ramaj nga PDK ka kërkuar nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë që të nisin hetimin në lidhje me çështjen e dronit “Skifter” i cili u prezantua si një prodhim i Kosovës,  duke thënë se siguria e Kosovës nuk është video promovuese e nuk është montazh e shfaqje për kamera.

Ajo në një konferencë për media ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke thënë se kur kryeministri paraqet si kapacitet shtetëror diçka që nuk ka kaluar këto faza themelore, problemi nuk është vetëm etik, por edhe institucional dhe i sigurisë kombëtare.

“Kemi të ngritura dyshime të forta dhe të faktuara se pamjet promovuese nuk përfaqësojnë prodhimin real në Kosovë. Janë përdorur materiale të huaja, apo të modifikuara, të pakontrolluara dhe në një fabrikë ku kapaciteti i saj është thellësisht i diskutueshëm. Kjo është çështje serioze, sepse prodhimi i dronëve nuk është aktivitet simbolik apo promovues; aty kërkohet infrastrukturë e certifikuar, personel i specializuar inxhinierik, protokolle sigurie dhe mbikëqyrje shtetërore, licenca dhe autorizime të qarta ligjore, si dhe testime të shumta teknike dhe operative.

Asnjë prej këtyre nuk mund të zëvendësohet me video promocionale apo me montazhe vizuale. Procesi real i prodhimit të dronëve është proces i gjatë, i verifikueshëm dhe i dokumentuar, dhe jo diçka që imitohet për kamera. Kur një kryeministër paraqet si kapacitet shtetëror diçka që nuk ka kaluar këto faza themelore, problemi nuk është vetëm etik, por edhe institucional dhe i sigurisë kombëtare”, tha ajo.

Ajo përmendi dhe rastin se si u promovua çështja e fabrikës së municioneve.

“Prandaj, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë që të verifikojnë këtë mashtrim publik, keqpërdorim institucional dhe trajtim serioz të deklarimeve të rreme në një sektor jetik për shtetin tonë, atë të mbrojtjes. Situata të ngjashme nga ish-kryeministri kemi parë edhe me fabrikën e municionit, por asnjë qytetar nuk ka parë plane të qarta, partneritet industrial të certifikuar, standarde të sigurisë dhe cilësisë, apo afate të besueshme dhe të verifikueshme. Asnjë industri e mbrojtjes nuk ndërtohet me fjalë, aq më pak industria e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës”, theksoi ajo.

Ajo tha se siguria e Kosovë nuk është pronë e asnjë qeverie dhe asnjë kryeministri.

“Siguria e Kosovës nuk është pronë e asnjë qeverie dhe asnjë kryeministri. Ajo është interesi jonë i përbashkët shoqëror. Qytetarët tonë meritojnë të vërtetën”, theksoi ajo./EO

Previous Article“Kam shumë konsideratë për lojën e…”/Lore zbulon kë sheh në finalen e BBV5: Fitorja do ndahet mes…
Next Article Nikolloski: BE ka pranuar kërkesat tona, shoferët janë pranuar si profesionistë

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.