Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot më 28.01.2026 vendimin zyrtar në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Gjykata ka bërë të ditur se pozita e nënkryetarit serb, i takon grupit parlamentar me më së shumti deputet nga komunitetet.
Vendimi është domethënës edhe për të ardhmen, sepse Lista Serbe ka fituar nëntë nga 10 vendet e rezervuara për serbët.
Sidoqoftë: “…Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë… ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë..
Gjykata jep edhe shpjegime të detajuara, por esenca ëahtë kjo, sipas Gjykatës: vendi i nënkryetarit i takon personit që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të minoritetit. Sipas këtij vendimi, zgjedhja e Nenad Rashiqit mënkryetar ka qenë antikushtetuese!
Rashiqi ishte zgjedhur me votat e LVV dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo përbërje e Kuvendit ka dështuar, tani të shohim si do të shkojnë punët me përbërjen e zgjedhur me 28 dhjetor.B.Cani


