Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

I dyshuari për vrasjen e nënës në Restelicë kishte dënime për dhunë e trajtim psikiatrik

Press Online22 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një 30-vjeçar me probleme mendore dyshohet të ketë privuar nga jeta nënën e tij, 60-vjeçare në fshatin Restelicë të Dragashit.

Shtëpia ka mbetur siç e lanë mbrëmë, e hapur dhe pa askënd brenda.

Nënë e bir jetonin vetëm ndërsa ishin orët e para të mëngjesit të së mërkurës kur dyshohet se i njëjti, e kishte rrahur deri në vdekje nënën.

Nga Policia e Kosovës thonë se e ndjera, kishte pësuar lëndime në regjionin e kokës.

“Te i njëjti ka pas dokumentacione mjekësore që dëshmojnë se i njëjti ka qenë në përkujdesje mjekësore për problemet që ka. Është bërë ekzaminimi i gjithë shtëpisë dhe në vendngjarje nuk është gjet ndonjë mjet i fortë apo i mbrehtë që do mund të ndërlidhej si mjet i përdorur në akt. Në bazë të njoftimeve dhe shikimit vizual, zyrtarët tanë kanë raportuar s’ka pasur mjet të përdorur dhe lëndimet janë shkaktuar fizikisht, me forcën fizike”, ka thënë Faton Alija – Komandant i Policisë së Kosovës në Prizren.

Por 30-vjeçari, F.B  ishte i njohur për organet e rendit.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka treguar se i njëjti kishte tre aktakuza të ngritura për “dhunë në familje”, dy në vitin 2021 dhe një në vitin 2024.

Për rastin e parë, të njëjtit i ishte shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Për rastin e dytë, të njëjtit i ishte shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, masë që do ekzekutohej nga personeli mjekësor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Në rastin e tretë, F.B ishte dënuar me burgim 6 muaj për “lëndim të lehtë trupor” por që dënimi iu zëvendësua me me gjobë.

“Dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 /gjashtë/ muajve, ti zëvendësohet me dënim me gjobë. Gjykata të akuzuarit dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 /gjashtë/ muajve, i zëvendëson me dënim me gjobë në shumën prej 2,000.00 € / dy mijë/ euro, në të cilin dënim me gjobë do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 30.06.2024 e deri me datë 25.09.2024, shuma e ngelur e dënimit me gjobë prej pas llogaritjes së masës së paraburgimit prej 260.00 € /dyqind e gjashtëdhjetë / euro, i akuzuari duhet ta paguaj në afat ligjor pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimit” – Gjykata Themelore në Prizren.

Për psikologun, Erëblir Kadriu, institucionet duhet të ndryshojnë formën e trajtimit për personat në nevojë.

“Gjithkund ka nevojë për përmisime, për punë, mbështetje dhe mbikëqyrje më të madhe dhe profesionale dhe ndihmë cilësore prandaj është më se e nevojshme që të ketë mbështetje cilësore por edhe të rritet ashtu që të plotësohet nevoja. Është sfiduese sepse numri po rritet por është e nevojshme që të sigurohet mirëqenia e tyre dhe të atyre që qëndrojnë me ta”, ka thënë Dr. Erëblir Kadriu – Psikolog.

Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka dhënë detaje rreth kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Previous ArticleStarmer: Britania nuk do të dorëzohet para trysnisë së Trumpit për Groenlandën
Next Article Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.