Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haziri: Ibrahim Rugova e Ramiz Alia kishin marrëveshje për përgatitjen e celulave të para ushtarake të Kosovës

Press Online22 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në një marrëveshje me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, për krijimin e celulave të para të luftëtarëve që do të luftonin për çlirimin e Kosovës.

Në një lidhje direkte në Debat Plus në TV Dukagjini, Haziri tha se më 2 shtator 1990 është ngarkuar personalisht me organizimin e celulave të para për përzgjedhje, përgatitje dhe dërgim të të rinjve në trajnim ushtarak në Shqipëri, në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

“Është e vërtetë që më 2 shtator 1990 jam ngarkuar me organizimin e celulave të para që kanë pasur për qëllim përzgjedhjen, përgatitjen dhe dërgimin e njerëzve në përgatitje ushtarake në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje mes presidentit Rugova dhe presidentit Ramiz Alia”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, zbatimi i këtij plani është menaxhuar më vonë nga autoritete të tjera, ndërsa në terren kanë qenë të përfshirë figura të njohura si Afrim Gagica dhe Sali Çeku, i shpallur Hero i Kombit.

Haziri theksoi se përzgjedhja e të rinjve është bërë në mënyrë shumë të kujdesshme në secilën zonë dhe komunë, nga autoritete të caktuara, ndërsa trajnimet janë zhvilluar në Shqipëri mbi bazën e përvojës së shtetit shqiptar në rekrutimin dhe përgatitjen ushtarake.

Duke folur për rolin e Shqipërisë, Haziri bëri të ditur se ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Irakli Koqollari, ka qenë autoriteti i parë që ka implementuar këtë plan.

“Ai ka qenë autoriteti i parë që e ka implementuar këtë plan”, u shpreh Haziri.

Deklarimet e Hazirit vijnë pas publikimit të audio-incizimeve në emisionin Debat Plus, të cilat, sipas tij, hedhin dritë mbi përfshirjen e Rugovës në fazat e hershme të organizimit të rezistencës për çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, moderatori Ermal Panduri ka bërë të ditur se Koqollari do të flasë për këtë temë më 3 shkurt në Debat Plus, ku pritet të publikohen detaje shtesë nga dosja në fjalë.

Previous ArticleTrump mban fjalimin në Forumin Ekonomik në Davos: Europën e dua, por nuk po shkon në rrugën e duhur!
Next Article Ushqimet që përmirësojnë shëndetin seksual? Çfarë duhet të konsumoni për një jetë intime më të kënaqshme?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.