Regjisori i famshëm amerikan Quentin Tarantino ka shkaktuar bujë të madhe këtë javë pasi ka ndarë hapur opinionet e tij për disa aktorë të Hollywood-it, dhe ato nuk janë aspak të buta.
Gjatë një interviste në The Bret Easton Ellis Podcast, Tarantino, 62 vjeç, e quajti aktorin Paul Dano “të dobët dhe të mërzitshëm”.

Ai e kritikoi sidomos performancën e Dano-s në dramën “There Will Be Blood”, ku aktori interpretonte dy vëllezërit Sunday.
Sipas Tarantinos:
Filmi do të ishte ndoshta numri 1 ose 2 nëse nuk do të kishte një gabim të madh… dhe ai gabim është Paul Dano. Ai është ‘weak sauce’, thjesht i dobët dhe pa interes. Austin Butler do të kishte qenë fantastik në atë rol.
Por Dano nuk ishte i vetmi në shënjestër. Tarantino përmendi edhe dy aktorë të tjerë që nuk i pëlqen aspak: Owen Wilson dhe Matthew Lillard.
Nuk më pëlqen Owen Wilson, nuk më pëlqen Matthew Lillard
-tha ai.

Ironikisht, Owen Wilson është protagonist i një prej filmave të preferuar të Tarantinos, “Midnight In Paris” (2011).

Komentet e tij kanë shkaktuar reagime të forta online. Një përdorues në Reddit e quajti regjisorin “pa klas”, ndërsa të tjerë e cilësuan deklaratën “të çmendur”.
Megjithatë, Tarantino lavdëroi një aktor, Austin Butler, i cili luajti në filmin e tij “Once Upon a Time… in Hollywood”.

Gjatë podcast-it, ai publikoi edhe listën e tij të filmave më të mirë të shekullit XXI, duke vendosur në krye “Black Hawk Down” (2001) të Ridley Scott, të cilin e quajti “një kryevepër të vërtetë”.
Lista e tij përfshin:
1. Black Hawk Down – Ridley Scott
2. Toy Story 3 – Lee Unkrich
3. Lost in Translation – Sofia Coppola
4. Dunkirk – Christopher Nolan
5. There Will Be Blood – Paul Thomas Anderson
6. Zodiac – David Fincher
7. Unstoppable – Tony Scott
8. Mad Max: Fury Road – George Miller
9. Shaun of the Dead – Edgar Wright
10. Midnight in Paris – Woody Allen
Tarantino pranoi se fundi emocional i “Toy Story 3” “i këputi zemrën” dhe e quajti filmin “pothuajse perfekt”.
Ndërkohë, kritikat e tij të ashpra ndaj aktorëve vazhdojnë të ndezin debat, duke bërë që intervista të kthehet në një nga temat më të komentueshme të javës në Hollywood.







