Në BDI nuk ka dorëheqje, në dhjetor mbanë Kongresin partiak

featured
Press Online
03 Nëntor 2025, 21:00

Mbajtja e kongresit partiak deri më 20 dhjetor është një nga vendimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili sot mbajti seancë të Kryesisë qendrore të konvokuar nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

“Diskutuam për të gjitha zhvillimet, zhvillimet politike dhe zhvillimet e brendshme në BDI, koalicion, etj. Duke marrë parasysh se afati për kongres të partisë ka skaduar, duke u përballur me këto zhvillime politike në vend, është vendosur që të organizohet kongres i partisë deri më 20 dhjetor”, tha nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi në deklaratë për mediat.

Në pyetje të gazetarëve nëse u diskutuan dorëheqjet pas rezultateve në zgjedhje, Ademi informoi se nuk ka pasur diskutim për këtë çështje, duke marrë parasysh se do të ketë zgjedhje të brendshme partiake.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter