Portieri i Kombëtares sonë bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e foshnjës në fushën e blertë!

featured
Press Online
23 Tetor 2025, 12:09

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Alen Sherri, do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë sportisti në rrjetet sociale, së bashku me bashkëshorten e tij, Razenën dhe miq e familjarë. Momenti u bë edhe më special në fushën e blertë, ku çifti organizoi një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës.

Në një fanellë të vogël ishte shkruar “Baby Sherri”, ndërsa Sherri gjuajti topin drejt portës për të realizuar një gol simbolik. Kur topi shënoi, flakadanë të kaltër shpërthyen, duke zbuluar se çifti do të mirëpresë një djalë. “Mezi po presim të shohim i vogli ynë,” shkruan Alen dhe Razena në postimin e tyre, duke ndarë lumturinë e pritjes së familjes së re me ndjekësit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter