Atmosfera nuk është aspak e qetë te përfaqësuesja e Zvicrës, që barazoi 1 me 1 ndaj Katarit në ndeshjen e raundit të parë. Shkak është bërë Granit Xhaka sipas gazetës “Blick” në Zvicër.
Xhaka si kapiten nuk reagoi aspak mirë për shkak të rezultatit zhgënjyes. Por diçka e tillë është parë sikur sjell atmosferë negative në grup.
“Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë. Ndoshta po na mashtron fakti që mendojmë se do ta kalojmë lehtësisht fazën e grupeve, por nuk mund të mendosh kështu. Përndryshe shkon në shtëpi pas tre ndeshjesh. Duhet të zgjohemi. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, u shpreh Xhaka. Disa lojtarë ishin të zhgënjyer nga kritikat e tij.
Xhaka është lider i vërtetë në fushë. Megjithatë te Zvicra ka pasur edhe efekte negative, pikërisht çfarë është përcjellë jashtë fushe.
LEXO EDHE: Argjentina dhe plani i Lionel Messit, ja se si menaxhoi gjithçka ylli i futbollit botëror
Në këtë përballje, Katari ishte gjithnjë në mëshirë të Zvicrës dhe ishte në disavantazh në rezultat që nga momenti kur Embolo shënoi me penallti në pjesën e parë. Por të besuarit e Lopeteguit iu rezistuan sulmeve të vazhdueshme të Zvicrës që pati mbi 20 tentativa dhe pikërisht në aksionin e fundit u shfaq Khoukhi për t’u shndërruar në legjendën e vendit të tij.
Pas fërshëllimës së fundit u panë imazhe plot emocione në fushën e lojës në San Francisco me lojtarë të ndryshëm të Katarit që nuk i mbajtën lotët, ndërkohë që Lopetegui ishte i papërmbajtshëm në anën e fushës. Dhe kanë të gjithë të drejtën e botës, Katari bëri historinë duke marrë pikën e parë dhe duke regjistruar surprizën e parë të madhe të Botërorit.
LEXO EDHE: “Mbreti” i vetëm i Botërorit! Tre statistikat që mbyllin përfundimisht debatin e lojtarit më të mirë në histori







