Angel Reese, ylli i skuadrës Chicago Sky, ka shkruar historinë duke u bërë atletja e parë profesionale që ngjitet në pistën e famshme të Victoria’s Secret. Sfilata u mbajt të mërkurën, më 15 tetor, në New York City dhe shënoi një moment historik për kombinimin e sportit me modën.

Në pasarelë, Reese ndau skenën me disa prej emrave më të njohur të industrisë së modës, përfshirë Bella dhe Gigi Hadid, Barbara Palvin, Adriana Lima, Candice Swanepoel, Joan Smalls, Alessandra Ambrosio, Grace Elizabeth dhe modelen shtatzënë Jasmine Tookes.

Debutimi i saj përfshiu dy paraqitje që tërhoqën vëmendjen e publikut: fillimisht, me një set të brendshmesh me lule rozë, dhe më pas, me krahët e bardhë ikonë të engjëjve të Victoria’s Secret — një simbol që përfaqëson fuqinë dhe elegancën femërore.

Ndërsa në sfond tingëllonte kënga “Never Leave You (Uh Oooh, Uh Oooh)”, atletja 22-vjeçare tregoi se vetëbesimi dhe qëndrimi i saj në pistë janë po aq të forta sa loja e saj në fushë.
Para sfilatës, Reese shprehu emocionet për këtë eksperiencë të re:
Ishte e thënë të ndodhte. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj bote, mes kaq shumë grave të mrekullueshme. Ekipi që organizoi gjithçka ishte fantastik. Jam e emocionuar dhe mirënjohëse.

Ajo zbuloi gjithashtu se ishte përgatitur me ndihmën e një eksperti për të përsosur ecjen e saj në pistë.
Unë ec, fle, luaj basketboll… dhe përsëri luaj basketboll, fle, ec
-tha ajo me humor, duke treguar përkushtimin që e ka bërë një ikonë të disiplinës dhe stilit.
Debutimi i Angel Reese në pistën e Victoria’s Secret shënon një hap të ri në përfaqësimin e grave sportive në industrinë e modës, duke dëshmuar se fuqia, eleganca dhe karizma mund të ecin krah për krah.







